IKD: Shteti ka dështuar në rastin “Kobra”

IKD thotë se në të gjitha rastet, ndonëse Hoxhaj nuk ishte dënuar me burgim, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra. Sipas tyre, sistemi i drejtësisë ka dështuar të mbrojë shoqërinë dhe parandalimin e vetë protagonistit të rastit, Dibran Hoxha

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se rasti “Kobra” paraqet një shembull të dështimit të sistemit të drejtësisë, i cili, sipas tyre, ka dështuar të parandalojë Hoxhën në përsëritjen e veprave penale dhe njëherësh, ka dështuar në mbrojtjen e shoqërisë.

Pas një muaji paraburgimi të dhënë nga Gjykata Themelore e Prizrenit ndaj Dibran Hoxhaj, Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi lidhur me vrasjen në Prizren, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një analizë me titull ““Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”.

Sipas analizës, IKD thotë se kishte raportuar në shkurt të vitit 2022 se Hoxhaj kishte 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë dhe tani, IKD thotë se nga 16 aktgjykimet e analizuara rezulton se Hoxhaj ishte dënuar me dënime me kusht e me gjobë dhe në asnjërin nga aktgjykimet nuk ishte dënuar me burgim efektiv.

“Derisa ndër veprat për të cilat është dënuar më shumë se dy herë është vepra penale e armëmbajtjes pa leje. Por se këto dënime nuk do ta ndalonin të njëjtin që të posedonte sërish armë, dhe të kryente vepër penale më të rëndë si ajo e privimit nga jeta të një personi, ashtu siç po dyshon Prokuroria Themelore në Prizren”, thuhet në analizën e IKD-së.

IKD thotë se në të gjitha rastet, ndonëse Hoxhaj nuk ishte dënuar me burgim, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra dhe të njëjtat nuk ishin realizuar, megjithëse Hoxhaj kishte përsëritur veprat penale. IKD thekson se për veprat penale të Hoxhës, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vjet burgim.

Ndonëse thekson se situata të tilla do të duhej të ishin alarmante, institucionet kanë zgjedhur të heshtin dhe të njëjtat nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në gjetjen e përgjegjësve në këtë hallkë dështimi të institucioneve.

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për Dibran Hoxhaj, Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, kohë e cila do të llogaritet prej momentit të arrestimit 03.01.2022, dhe mund të zgjasë deri më datën 03.02.2023 ndaj të pandehurve.

Ndryshe, të martën e 3 janarit, një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë, pasi dyshohet se u plagos nga Dibran Hoxha, në oborrin e lokalit “Kobra City”, që është pronë e Hoxhës.

Pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31- vjeçarit nga Kukësi i Shqipërisë, është emër i njohur për organet e drejtësisë në Kosovë.

Hoxha i cili është i njohur me pseudonimin “Kobra”, është dënuar, gjithsej, 16 herë për vepra të ndryshme penale.

Ai ishte dënuar për lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj e të tjera.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika