“In memoriam”, ekspozita ndaj akademikut Dhimitër Shuteriqi

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite, ka përkujtuar Dhimitër Shuteriqin, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite, përkujton akademikun Dhimitër Shuteriqin, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke sjellë në vëmendje të publikut trashëgiminë e tij të pasur si një studiues dhe historian të letërsisë, të traditave të hershme të shkrimit të shqipes dhe të folklorit.

Kërkimet e tij në këto fusha janë kurorëzuar me botimin e një korpusi veprash e studimesh, që hedhin dritë jo vetëm në fillimet e shkrimit shqip, por edhe në rrënjët e traditave letrare-kulturore, në procese e figura të shquara të letërsisë së humanizmit, të Mesjetës dhe të Rilindjes Shqiptare, duke vënë në qarkullim tekste të panjohura dhe ide të reja shkencore.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika