Ish-deputeti i VV-së: Kosova rrezikon të mos anëtarësohet në KiE, ndërkombëtarët po na qortojnë për moskoordinim

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli vlerëson se Kosova rrezikon të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës pas situatës së krijuar në veri

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, vlerëson se Kosova rrezikon të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës pas situatës së krijuar në veri.

Kasolli ka thënë se mosanëtarësimi në KiE mund të vije edhe si rezultat i moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtuese për pronat për Manastirin e Deçanit.

Ai për EO ka thënë tutje se ndërkombëtarët e kanë qortuar Kosovën se për veprimet në veri nuk është koordinuar me ta dhe jo se nuk është në të drejtën e saj.

Kurse kur foli për raportimet se mund të pezullohet procesi i liberalizimit të vizave, sipas tij, derisa nuk ka konfirmim zyrtar, s’mund të pohohet për një epilog të tillë.

“Kosova vetëm se i ka marrë disa dënim me pezullimin e saj nga ‘Defender 2023’, ajo që është më e rrezikshme është që Kosova do ta ketë të vështirë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, edhe përkundër mbështetjes që e ka pasur, kjo sipas QUINT-it, lidhet edhe me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese për pronat e Manastirit të Deçanit. Mund të ndodh që Kosova ta rrezikojë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, kjo mund të jetë epilogun më i drejtpërdrejtë”, ka shtuar ish-deputeti i VV-së për EO.

“Ka pasur spekulimi se kjo edhe mund të ndodhë, mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë konfirmim se po shqyrtohet një mundësi e tillë, prandaj përderisa nuk ka diçka zyrtare, nuk mund ta pohojmë me siguri se mund të ketë këtë epilog”, ka shtuar tutje ai.

“Ndërkombëtarët nuk e kanë akuzuar, jo që nuk është në të drejtë e saj, por shqetësimi i tyre ka qenë që veprimi ka qenë i pakoordinuar me ta dhe ka qenë i marrë në mënyrë të njëanshme”, ka theksuar Kasolli.

Ai është shprehur se pas deklarimeve se ShBA-ja nuk ka vullnet për të lobuar për njohjen e Kosovës, këtë mund ta shfrytëzojë Serbia në çdo aspekt, duke shtuar se Bashkësia Ndërkombëtare duhet që të shtojë presionin që të qetësohet situata në veri.

“Padyshim, atë e bërë të qartë ambasadori Hovenier që tashmë në Uashington nuk ka një vullnet për lobuar për anëtarësimin e Kosovës apo për të siguruar njohje. Nëse ShBA heq dorë nga lobimi, nuk besoj që ndonjë vend do të jetë prioritete e këtij procesi”, ka potencuar Kasolli.

“Serbia mund ta shfrytëzojë për situata të tjera, por për çnjohje ka marrëveshje në Bruksel e Ohër që ta ndërpresë lobimin. Nëse ka vullnet të Bashkësisë Ndërkombëtar për ta stopuar spiralen, në të cilën, është futur tensionin ndërmjet Kosovës e Serbisë, atëherë mbase ajo nuk mund ta shfrytëzojë këtë shans. Kjo varet edhe sa Bashkësia Ndërkombëtar do të tregohet vendimtare që ta tejkalojë këtë situatë që është krijuar ndërmjet të dyja vendeve”, ka potencuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika