Istrefi: Pushteti e konsideron Blerim Isufajn, prokuror të një krahu tjetër

Istrefi ka vlerësuar se problemi kryesor i këtij procesi është emri i propozuar për kryeprokuror, Blerim Isufaj. Ai ka theksuar se ky proces ka pasur shkelje dhe tensione dhe Blerim Isufaj është konsideruar si një prokuror i një krahu tjetër

Drejtori i informacionit të RTV Dukagjini, Dibran Istrefi ka deklaruar se ky proces ka ngjashmëri me betejën e një periudhe të mëparshme kur është zgjedhur Aleksandër Lumezi për kryeprokuror.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ku po diskutohet lidhur me mos-dekretimin e kryeprokurorit, Blerim Isufaj nga ana e presidentes, Vjosa Osmani.

“Një betejë e ngjajshmë është zhvilluar në një periudhë tjetër kur kryeprokuror është zgjedhur Aleksandër Lumezi, betejë brutale me Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata të rregullta derisa është emëruar një kryeprokuror i shtetit”, ka thënë Istrefi.

Istrefi ka bërë të ditur se kryeprokurori i shtetit është një pozitë shumë e rëndësishme në shtet dhe se ky proces është përfshirë në inskenime dhe debate të ndryshme për shkak të ndikimit të madh që kryeprokurori ka në sundimin e ligjit.

Tutje ai ka theksuar se ka pasur “një mori inskenimesh brenda këtij procesi sepse kryeprokurori i shtetit është pozita ndoshta më e rëndesishmë në shtet dhe gjithçka lidhet në aspektin e sundimit të ligjit e për kryeprokurorin e shtetit dhe kjo është arsyeja pse Albin Kurti flet në Kuvend se pse duhet zgjedhur një kryeprokuror që nuk më pëlqen mua duke përfshirë edhe presidenten”.

Ai ka bërë të ditusr e ky proces ka pasur një mori shkeljesh dhe tensione dhe se Blerim Isufaj është konsideruar si një prokuror i një krahu tjetër.

“Problem i këtij procesi është emri, Blerim Isufaj. Pra, problemi është pikërisht tek një emër Blerim Isufaj që është kryeprokuror i prokurorisë speciale dhe nuk ka dilema që ka qenë proces me një milion shkelje.Unë besoj që Blerim Isufajn e konsiderojnë si një prokuror të një krahu tjetër”, ka përfunduar Istrefi.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufajn.

Në një konferencë për media, Osmani ka thënë se këtë të martë e ka njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me këtë vlerësim të mos bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror.

“Përgjegjësia ime për garantimin e funksionimit Kushtetues të institucioneve më obligon që ndaj një procesi të tillë që cenon rëndë parimet dhe vlerat fondamentale të Kushtetutës sonë, sikurse edhe prodhon padrejtësi konkrete dhe diskriminim të mos rri duarkryq. Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me këtë vlerësim, i cili duke pasur parasysh të gjitha shkeljet më obligon që të mos bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”, tha Osmani.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika