Jan Koopman: Marrëveshja për diplomat ndihmon tregun e përbashkët rajonal

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi, Negociatat dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi, Negociatat dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, e ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.

Sipas tij, me këtë marrëveshje dëshmohet fuqia e tregut të përbashkët rajonal.

“Është mirë që liderët e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për një marrëveshje të re lëvizshmërie për të njohur reciprokisht kualifikimet profesionale të infermierëve, mamive, kirurgëve veteriner dhe farmacistëve. Kjo do t’i ndihmojë ata të punojnë kudo në rajon dhe tregon fuqinë e tregut të përbashkët rajonal”, ka shkruar Jan Kopman.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Samitit të Berlinit që u mbajtë në Tiranë.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministres së Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq.

Ndryshe, të hënën u mbajt samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Kjo është hera e parë që një takim i procesit të Berlinit organizohet jashtë kufijve të BE-së.

Hapja zyrtare e samitit u bë me fjalimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shefes së KE-së, Ursula von der Leyen, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika