Kastrati tregon se si u “kontrabandua” projektligji për tekstet shkollore, numëron votat e deputetëve live

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka akuzuar pushtetin aktual se e ka kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore. Sipas Kastratit, projektligji në fjalë ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me vota të vjedhura, sepse sipas tij nuk ka pasur kuorum

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati, e ka akuzuar pushtetin e udhëhequr nga Albin Kurti se e ka kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore. Ai ka thënë se projektligji në fjalë ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me vota të vjedhura, sepse sipas tij nuk ka pasur kuorum.

Madje, deputeti Kastrati ka numëruar ‘live’ votat e deputetëve në studion e ‘Debat Plus’ të Televizionit Dukagjini.

Kastrati teksa ka prezantuar dy video të ndryshme nga Kuvendi i Kosovës, ku në videon e parë janë 60 vota, 59 pro dhe 1 abstenim dhe tek e dyta dëgjohet duke thënë se janë 62 vota.

“Tekstet shkollore, miliona ma shumë me tekste shkollore sesa që janë pagua. Kulmi është: vjedh me energji, me rezerva shtetërore, kontrata një burimore, ujërat nëntokësore, 7mijë e 500 euro për Gani Jakupin, ndërhyrje në drejtësi me i ndalë hetimet, Tekste shkollore”, ka thënë Kastrati teksa ka shtuar se “kulmi” i marrëzisë ishte “vjedhja e votave”.

“Në fund, ka vjedh edhe vota në Kuvendin e Kosovës. Nuk ka ndodh kurrë në historinë parlamentare të Kosovës, nuk ka ndodhur kurrë, hiq që 20 e diçka vite me kalu ligje të kontrabanduara që për mu janë vota të vjedhura”.

Kastrati ka shtuar se janë “vjedhur vota” dhe se kjo është “goditja fatale” për demokracinë.

“Kanë vjedhur vota. Kjo është goditje më fatale që iu është jep demokracisë në Kosovë. Ligji për tekste shkollore, shikoje videon time, në profilin në rrjetin social “Facebook”. Ne kemi numëruar vota një nga një, nuk po du me thane fjalën ‘I kom nxan me pelë për dore’. Këta kanë kaluar ligj të kontrabanduar, kanë kaluar ligj me 60 vota, pa kuorum, 59 pro dhe 1 abstenim, kanë thënë kaloi ky ligj”, shtoi Kastrati.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika