“Katër vjet pa funksionalitet” – Deliu kritikon Qeverinë për pagat dhe gjendjen në FSK

Blerta Deliu, deputete e PDK-së, ka kritikuar Qeverinë për mos ekzekutimin e pagave të shtatorit për zyrtarët publikë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë për muajin shtator – në fund të këtij muaji siç parashihet me ligj – duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë e qartë e mungesës së funksionalitetit të shtetit.

Sipas Deliut, qeveria ka treguar neglizhencë dhe mungesë kompetence në menaxhimin e financave publike, gjë që ua ka vonuar pagat rreth 82 mijë shërbyes civilë.

“Unë kam qenë e vetëdijshme, për mua nuk është që ka ndodh ndonjë absurditet i madh, sepse vetëm funksionalitet të shtetit këtë kohën e fundit, dhe këto katër vite të Qeverisë nuk e kemi pa.

Dhe këtë de-funksionalitet e shohim në çdo segment të shoqërisë.

Kjo flet për mungesën e funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Këta kanë qenë të vetëdijshëm se çka thotë ligji edhe kur e kanë emëruar ushtrues detyre për t’i ekzekutuar pagat. Ata e dinë saktë se çfarë thotë ligji. Nuk është se kanë pas mungesë të informacionit. Por ka pasur, e para neglizhencë e dyta jo kompetentë. Absolutisht një Qeveri jo kompetente që i lënë qytetarët e Kosovës, 82 mijë shërbyes civil pa paga. Nuk mund të arsyetohet. Pavarësisht që ata do të arsyetohen që nuk është pritje e madhe, njerëzit janë, nëse i shini statistikat, në kredi… është mungesë totale e kompetencës dhe është mungesë e ndjeshmëri ndaj qytetarëve që menxi e mbyllin muajin”, ka thënë Deliu në “FIVE” të Dukagjinit.

Deliu ka kritikuar Qeverinë edhe për shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.

Ajo shtoi se kjo situatë është një tregues i nivelit shqetësues me të cilin funksionojnë pjesëtarët e FSK-së.

“Shqetësimet brenda FSK dhe largimi i pijetarëve dhe braktisja e FSK kanë qenë tema të përhershme q i kemi përmendur si opozitë. Edhe për shkak të nivelit të cilit FSK-ja duhet ta ketë në vitin 2024, një forcë që ka qenë krenari e Kosovës me miqtë dhe aleatët tanë. Absolutisht që është në nivel që Qeveri ame politika ad-hoc ta kthejë ushtarin e Kosovës, për të cilin ne krenomi i madh i vogël, në  një pozitë të tilla, sa ata të bëhen fokus i mediave vendore e ndërkombëtare se si p ushqehet ushtari i FSK-së. Për mua është shqetësim nivelin me të cilin funksionojnë pjesëtarët e FSK-së”, ka shtuar Deliu.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika