Koncerti i parë i muzikës klasike në Istog

Klarinetisti nga Hungaria, József Terék, do të prezantohet para publikut të Istogut me vepra të ndryshme të muzikës klasike

Ilustrim

Për herë të parë në komunën e Istogut, do të mbahet koncert i muzikës klasike, organizim ky i inicuar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Elianë Blakaj.

Në këtë koncert do të performojë klarinetisti József Terék i cili do të interpretoj vepra të ndryshme.

József Terék

“Për herë të parë në Komunën e Istogut po organizojmë Koncert të Muzikës Klasike me solistin József Terék. Ai vjen nga Hungaria në Istog ku do të performojë vepra të ndryshme që prezantojnë kulturën Hungareze”.

“Terék ka më shumë se 28 vjet që është në skenë dhe ka performuar në pjesë të ndryshme të botës: Europë, Amerikë, Afrikë dhe Azi duke përfaqësuar Hungarinë në plot 38 shtete të botës nëpër Festivale, Teatro, Universitete, Gara kompozitorësh të nivelit të lartë”, ka shkruar drejtoresha Blakaj, në postimin e saj në rrjetin social Facebook

Elianë Blakaj, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport

Më tutje ajo ka falenderuar disa personalitete të cilët kontribuan në finalizimin e gjithë këtij koncerti.

“Si Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në emër të Komunës së Istogut shfrytëzoj rastin të falenderojë Drejtoreshën e Festivalit ChopinPiano Fest Prishtina, Besa Luzha, Aktivistin e shoqërisë civile Avi Gashi me përkrahjen e të cilëve realizuam këtë koncert si dhe Ambasadën Hungareze për përkrahjen dhe mundësimin e këtij koncerti Hungarian Embassy in Pristina”, ka shkruar drejtoresha.

Ky koncert pritet të mbahet të shtunën në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari”, në Istog,  duke filluar nga ora 18:00.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika