“Kopshti i Evropës”, i shkatërruar nga thatësira

Fermerët spanjollë kanë mbjellë më shumë luledielli që nga fillimi i vitit, në një përpjekje për të kompensuar humbjen e vajit të lulediellit nga Ukraina. Kjo tentativë nuk ka rezultuar aq e sukseshme si shkak i thatësirës. Një humbje akoma më të madhe, Spanja e ka pësuar në sektorin e prodhimtarisë së ullinjëve

Provinca Jaén

Francisco Elvira zgjedh rrugën e tij përmes ullishtës së tij të djegur, duke ndaluar për të inspektuar frutat në pemë pothuajse të zhveshura.

Fushat pjellore me pemë ulliri që shtrihen në të gjithë Spanjën jugore e kanë bërë këtë vend prodhuesin më të madh në botë të vajit të ullirit. Si rrjedhojë, Spanja merret me rreth gjysmën e furnizimit global të ullinjëve.

Por i shkatërruar nga thatësira më e keqe e regjistruar ndonjëherë, i ashtuquajturi “ari i gjelbër” i Spanjës po bëhet më i rrallë. Rendimenti i këtij viti është ulur tashmë me rreth një të tretën – dhe ende nuk ka asnjë shenjë shiu.

Në fabrikën “Interóleo” në Jaén, një provincë që prodhon gjysmën e të gjithë vajit spanjoll, pompat e nxjerrin atë në shishe qelqi dhe plastike, të cilat kalojnë përgjatë rripit transportues për t’u etiketuar si “produkt i Spanjës”.

Por fabrika, e cila eksporton në vende si Britania e Madhe, po sheh rënie të prodhimit dhe rritje të çmimeve, duke përkeqësuar krizën globale të ushqimit.

“Blerësit po paguajnë tashmë një të tretën më të lartë se vitin e kaluar por thatësira do ta rrisë atë edhe më shumë,” thotë Juan Gadeo, kreu i kooperativës, i cili beson se ky sektor jetik për Spanjën tani është në rrezik.

Juan Gadeo

“Me rënien, mund të na duhet të pushojmë disa punëtorë. Ka një ndjenjë depresioni dhe pasigurie. Një vit tjetër si ky do të ishte një katastrofë e plotë”, tregon BBC.

Është një pamje e ngjashme në të gjithë sektorin bujqësor, me hulumtimet e fundit që zbulojnë se pjesë të gadishullit Iberik janë më të thatat në 1200 vjet.

Fermerët spanjollë kanë mbjellë më shumë luledielli që nga fillimi i vitit, në një përpjekje për të kompensuar humbjen e vajit të lulediellit nga Ukraina. Kjo e fundit ishte prodhuesi më i madh në botë, mirëpo lufta ka çuar në një rënie drastike të prodhimit.

Megjithëse Spanja tentoi, një lule që adhuron diellin ka nevojë gjithashtu për shi.

“Nëse nuk bie shi deri në fund të vitit, nuk ka kuptim të mbillet më shumë”, thotë ajo. “Kjo do të ishte thjesht si të hedhësh para në tokë pa korrje. Dhe nuk ka asnjë parashikim shiu për momentin”, ka thënë Isabel Villegas.

Rezervuari i Vinuela pranë Malagës është në pak më shumë se 10% të kapacitetit të tij

Një raport i fundit nga Observatori Global i Thatësirës arriti në përfundimin se Evropa po vuan thatësirën më të keqe në 500 vjet.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit të Zjarrit të Pyjeve, disa vende në të gjithë kontinentin janë duke luftuar me zjarret dhe valët e të nxehtit, me Spanjën veçanërisht të goditur rëndë.

Vapa ekstreme dhe mungesa e reshjeve kanë çuar në një rënie dramatike të niveleve të rezervave natyrore të ujit të Spanjës. Rezervuari i Vinuela pranë Malagës është në pak më shumë se 10% të kapacitetit të tij.

Qeveria spanjolle tani po zgjeron impiantet e shkripëzimit dhe po ndërton të reja, duke shfrytëzuar oqeanin për të lehtësuar mungesën e ujit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika