Koreja e Veriut rinis testimet raketore duke rritur tensionet me rivalët

Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt ujërave të saj lindore të hënën në mëngjes, thanë fqinjët e saj, disa ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake SHBA-Kore Jugore që Veriu i sheh si një provë pushtimi

Një ekran televiziv tregon një imazh skedari të lëshimit të raketës së Koresë së Veriut gjatë një programi lajmesh në stacionin hekurudhor të Seulit në Seul, Koreja e Jugut, AP.

Koreja e Veriut i ka lëshuar disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të hënën në ujërat e saj lindore, kanë raportuar vendet fqinje.

Testimet janë kryer disa ditë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake mes Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat verikoreanët i konsiderojnë si përgatitje për pushtim.

Testimet e raketave – të parat të verikoranëve në muajin e fundit – janë kryer teksa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë në Seul për një konferencë.

Ekspertët e huaj kanë paralajmëruar për veprime të tilla të verikoreanëve, dhe ashpërsim të retorikës së luftës, para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Ministria japoneze e Mbrojtjes ka thënë se Koreja e Veriut i ka lëshuar tri raketa të hënën.

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i ka thënë parlamentit se raketat verikoreane kanë rënë në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë, jashtë zonës ekonomike japoneze, dhe se nuk raportohet për dëme.

Kishida i ka dënuar veprimet e shpeshta të tilla të Koresë së Veriut, duke thënë se testimet raketore “kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë, rajonit dhe shoqërisë ndërkombëtare”.

Edhe ushtria e Koresë së Jugut ka thënë se i ka vërejtur lansimet e raketave, dhe këto veprime i ka cilësuar si “provokime të qarta” që kërcënojnë paqen në Gadishullin Korean, raporton Radio Evropa e Lirë.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka dënuar, po ashtu, lansimet e raketave, duke thënë se ato kërcënojnë fqinjët e Koresë së Veriut dhe që përkushtimi amerikan për të mbrojtur Japoninë dhe Korenë e Jugut është “i hekurt”.

SHBA-ja i ka rreth 80.000 trupa ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Përgjatë stërvitjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, lideri verikorean, Kim Jong Un ka udhëzuar ushtrinë e tij për të rritur përgatitjet për luftë.

Ekspertët besojnë se Koreja e Veriut shpreson që posedimi i një arsenali më të madh të armëve do t’ia shtojë mundësitë për të rritur pazarin në negociatat potenciale që mund të ketë me SHBA-në në të ardhmen.

Ata besojnë se verikoreanët dëshirojnë t’iu hiqen sanksionet ndërkombëtare, por edhe të vazhdojnë të posedojnë armë bërthamore.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika