Kosova humb në ndeshjen me Holandën

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2024, ndeshje kjo e luajtur në mbrëmjën e së dielës së 18 shtatorit

Ekipi i Kosovës- Futsall

Dardanët, të dielën e 18 shtatorit në mbrëmje, në Roterdam janë mposhtur nga Holanda, me rezultat të ngushtë, 2:1.

Ndeshja u përcoll nga një numër i madh i tifozëve, shumë prej të cilëve ishin bashkatdhetarë tanë.

Në pjesën e parë Drilon Maxharraj kishte dy mundësi të mira, derisa Dardan Topillës golin ia mohoi tërthorësja.

Lojë e barabartë u zhvillua edhe në pjesën e dytë, teksa golat erdhën në pesë minutat e fundit të ndeshjes.

Shifrat u zhbllokuan në minutën e 35-të, kur Issam Dahmani, realizoi me një gjuajtje të devijuar nga distanca.

Pas këtij goli, Dardanët u angazhuan për të rikthyer baraspeshën në rezultat, por pësuan edhe golin e dytë një minutë më vonë, kur Mohamed Ben Khalou doli i vetëm para portierit Bajram Ramadani.

Në minutat e fundit lojtarët bën çmos për të ndryshuar fatet e këtij takimi, por arritën vetëm të ngushtojnë diferencën me golin e Jeton Rukovcit, në minutën e fundit të ndeshjes.

Përzgjedhësi Arben Simitçiu e vlerësoi shumë pozitive paraqitjen e ekipit në këtë duel, teksa theksoi se në pjesën e parë Kosova është dashur të kishte epërsi prej dy-tre golash.
“Pas ndeshjes iu thashë edhe lojtarëve se mburrem me paraqitjen tuaj, sepse vërtet përgjatë 36 minutave ishim më të mirë se Holanda. Në pjesën e parë është dashur të ishim në epërsi prej ndoshta dy apo tre golave dhe më pas rrjedha e lojës do të ishte ndryshe. Sidoqoftë, mund të them se kemi përparuar shumë, lojtarët janë në nivel shumë më të lartë. Edhe përzgjedhësi i Holandës, i cili ka qenë më shumë se 10 vite trajner i Barcelonës në futsall, më përgëzoi për performancën dhe e pranoi se kemi qenë më të mirë. Përkundër humbjes, kjo paraqitje është një nxitje për të punuar edhe më shumë. Gjithsesi, loja fitohet duke dhënë gola dhe në këtë aspekt duhet të përmirësohemi ende. Pra, rastet që na jepen duhet t’i konkretizojmë. Goli i parë ishte devijim, aty nuk gaboi askush. Sikur të mos pësonim aty, sigurisht se holandezët do të hapeshin edhe më shumë në lojë dhe do të kishim ndoshta edhe më shumë mundëi”, ka thënë Simitçiu, shkruan Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton portali Dukagjini.

Kujtojmë se, Kosova bën pjesë në Grupin 11 në “Main Round”, së bashku me Holandën dhe Ukrainën, ku ekipi i parë në renditje kualifikohet në ‘Elite Round’, derisa ekipi i dytë luan në ‘play-off’.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika