Kosova me ushtri të vogël por zemër të madhe, ndihmon Ukrainën

Lajmi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndihmojë me mjete ushtarake Ukrainën ka gëzuar shumë kë në vend. Ish-ushtarakë vlerësojnë së është shumë i rëndësishëm që kjo ndihmë përçon te ndërkombëtarët, si ritheksim i rreshtimit euro-atlantik të Kosovës

Ilustrim

Ushtri në tranzicion, e çdo blerje e rëndësishme e armatimit për të bën diferencën, por FSK-ja, armë duket se ka edhe për të tjerët.

Kështu ngjan për shkak se ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se Kosova në pakon e dytë ndihmëse do t’i gjindet Ukrainës edhe ushtarakisht.

Predha mortajash, kamionë, automjete taktike dhe të blinduara pritet të dorëzohen gjatë javës së ardhshme.

Një ndihmë e tillë është lajm i jashtëzakonshëm për ish-kolonelin Afrim Veseli.

“Sot 25 vite pas, një ushtri me kapacitete modeste si ajo e Kosovës ndan kapacitetet e saj logjistike për ta ndihmuar një popull dhe popujt për mbrojtje të lirisë dhe demokracisë në Evropë është një lajm i jashtëzakonshëm,” ka thënë Afrim Veseli Ish-Kolonel i FSK-së

Nga ana tjetër ish-koloneli Hysen Gecaj thotë se rëndësi në mesin e kësaj pako ndihme është mesazhi që ajo përçon.

“Në aspektin e ofrimit të mjeteve materiale është fazë e dytë, e cila poashtuu është e rëndësishme por me kapacitete më të limitume. Por e rëndësishme është ana e porosisë dhe mesazhit politik që flet dhe tregon për orientimin euroatlantik të Kosovës,” u shpreh Hysen Gecaj Ish-Kolonel i FSK-së

Ministri Maqedonci një ditë më parë ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që u mbajt në Gjermani, ku në të bëhen bashkë ministra të Mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë ushtarakë nga rreth 50 vende.

Aty diskutohet kriza në Ukrainë dhe koordinimi për ndihmë ndaj ukrainasve.

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika