Krasniqi: Asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë për komunat

Në takim me kryetarët e komunave, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë për komunat vendore. Ai ka theksuar se nëse ky buxhet përdoret për projekte konkrete mund të ndikoi në përmirësimin e jetës së qytetarëve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në takimin me kryetarët e komunave, ka thënë se buxheti për vitin 2024 është rritur.

Krasniqi ka thënë se buxheti për këtë vit për komunat është mbi 720 milionë euro.

Sipas ministrit, asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë, dhe se nëse këto mjete financiare përdoren siç duhet, mund të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur buxhet më të lartë. Me një bashkëpunim efikas dhe me projekte konkrete, me këtë shumë financiare, ne mund të ndikojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Krasniqi.

Ministri ka thënë tutje se komunat duhet të raportojnë në sistemin e performancës komunale, dhe se, sipas tij, ky është një obligim ligjor.

Ai ka shtuar se komunat që nuk kanë raportuar brenda dy viteve janë Skenderaj, Ferizaj, Shtërpca, Novobërda, Kllokoti dhe katër komunat veriore, Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

 

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika