Krasniqi takohet me emisarin Escobar: Fuqizimi i raporteve strategjike me ShBA-të është i padiskutueshëm

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar të mërkurën të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë. Krasniqi është shprehur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në ShBA, ka takuar Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit, njëherit të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se me emisarin Escobar kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, ku Krasniqi është shprehur se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohjen reciproke.

“Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke. Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë në rrugën e integrimit dhe forcimit të shtetit tonë. Fuqizimi i raporteve bilaterale dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve është i padiskutueshëm dhe i pandryshueshëm”, ka thënë Krasniqi.

Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar se i’a ka treguar Escobarit qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika