Krijohet Shoqata e Banakierëve në Kosovë, synojnë anëtarësimin në “IBA”

Këtë të enjte është themeluar shoqata e banakierëve të Kosovës e cila synon të jetë adresë e rritjes së standardeve dhe profesionalizmit në industrinë e shërbimeve. E njëjta ka për synim të anëtarësohet në “International Bartenders Association”

I ka bashkuar në një tryezë, pasioni që kanë për krijimin e pijeve e të nevojshme e kanë parë edhe krijimin e një adrese të përbashkët.

Shoqata e banakierëve të Kosovës tanimë do jetë e hapur për secilin të pasionuar në krijimin e pijeve.

E mesazhe me këtë rast dha edhe njëri ndër themeluesit e saj.

“Mendoj që duhemi me ec tonë bashkë dhe të vazhdojmë ta vetëdijësojmë njëri-tjetrin dhe të ngritemi profesionalisht në punën tonë”, tha Ideal Tafarshiku, kryetar i shoqatës.

Tanimë, shoqatën e pret anëtarësimi në “International Bartenders Association”.

E me këtë rast, për disa qe e parëndësishme distanca.

“Mesazhi im për barnentërt e rinj si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri është që të përkushtohen sa më shumë, të jenë sa më ë kualifikuar të marrin trajnime sa më shpesh, ta njohin industrinë se ku shkon industria e pijes por edhe e pijes në botë edhe ne të japim më të mirën duke përfaqësuar shtetin, kombin dhe profesionin tonë”, tha Klantino Goga, president i shoqatës së banakierëve të Shqipërisë.

Shoqata e Banakierëve të Kosovës ka premtuar të jetë e përkushtuar në rritjen e standardeve dhe profesionalizmit në industrinë e këtyre shërbimeve në Kosovë.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika