Kroacia, Bullgaria dhe Rumania janë “gati” për t’u bashkuar me Zonën Shengen

Kroacia, Krocia, Bullgaria dhe Rumania janë afër bashkimit në Zonën Shengen, pasi kanë dëshmuar se plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme

Foto ilustrim

Krocia, Bullgaria dhe Rumania janë ‘gati’ të bashkohen me Zonën Shengen pa pasaporta pasi kanë vërtetuar se plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme, ka njoftuar Komisioni Evropian.

Shengen mundëson udhëtimin ndërkufitar pa pasur nevojë për pasaportë ose të kalohen kontrolle kufitare.

Aktualisht përfshin 26 kombe, duke përfshirë 22 vende të BE-së dhe pothuajse 420 milionë qytetarë.

“Është koha për të thënë mirëseardhje,” ka thënë komisionerja e çështjeve të brendshme të BE, Ylva Johansson, të mërkurën e 16 nëntorit ndërsa ka zbuluar një raport të ri që argumenton në favor të gatishmërisë së tre vendeve, raporton euronews.

“Pritja ka qenë e gjatë, duhet të them, shumë e gjatë. Pritshmëritë janë të mëdha, me të drejtë, nga autoritetet, por jo të paktën qytetarët”, ka shtuar ajo.

Miratimi i pakushtëzuar i Komisionit Evropian ka ardhur pas një një takimi të lartë të ministrave të brendshëm në dhjetor, ku çështja e pranimit në Shengen do të kthehet në tryezë.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika