Kurti dhe Lajçak takohen të shtunën

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti dhe Lajçak do të takohen të shtunën e 22 tetorit. Ky takim pritet të zhvillohet pasdite në ndërtesën e Qeverisë

Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti (djathtas), dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak (majtas)

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, pritet të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në orën 14:00, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Para pak ditësh, Kurti kishte zhvilluar një takim me Lajçak, për të cilin, Lajçak kishte thënë se ishte me qëllim të vazhdimit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Isha në Prishtinë sot, për të vazhduar bisedimet me kryeministrin Kurti, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, kishte deklaruar Lajçak.

Më tej, ai kishte treguar se cilat tema i ka diskutuar me krerët e Qeverisë së Kosovës.

“Gjithashtu kisha takim edhe me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Bislimi, për çështjen e veturave dhe lirisë së lëvizjes, për personat e zhdukur dhe për energjinë”.

Ndërkaq, kjo vizitë e Lajçak vjen pikërisht në kohën kur ShBA-të dhe BE-ja i kanë kërkuar Kosovës shtyrjen për 10 muaj të afatit për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato të RKS-së.

Përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati deri më 31 gusht të vitit 2024.

Mirëpo, nga momenti kur e ka marrë këtë pozitë, mes palëve janë arritur vetëm dy marrëveshje, ajo për targa dhe marrëveshja për energjinë.

Vetëm dy marrëveshje gjatë mandatit të Lajçakut

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika