Kurti donte të nënshkruante dakordimin mbi dokumentin evropian, Vuçiq jo – Lajçak tregon qëndrimin e BE-së

Në një lidhje direkte për “Atlantic Council”, emisari Lajçak ka thënë se nënshkrimi i një dokumenti për dakordimin mbi planin franko-gjerman do të ishte i parakohshëm, duke qenë se në të nuk përfshihej pjesa e implementimit. Krahas kësaj, ai nuk ka komentuar deklaratat e kreut të ekzekutivit kosovar dhe as të presidentit serb pas takimit në Bruksel

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian mendon që nënshkrimi i një marrëveshjeje në takimin e Brukselit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq mbi dakordimin për planin franko-gjerman do të ishte një lëvizje e parakohshme.

Në një lidhje direkte për “Atlantic Council”, gjersa ka thënë se ishte një takim i mirë e njëherit, i sinqertë, Lajçak ka deklaruar se një nënshkrim i tillë pa pjesën e implementimit, do të paraqiste më shumë një deklaratë politike sesa të një marrëveshjeje obligative.

“Kryeministri Kurti propozoi që dakordimi mbi dokumentin do të duhej të ndiqej edhe formalisht duke nënshkruar. Reagimi ynë ishte që kjo do të ishte e parakohshme. Kjo marrëveshje nuk është gjë e vogël por pa pjesën e implementimit, është më shumë një deklaratë politike sesa një marrëveshje ligjërisht obligative, kështu që, thamë le të presim me nënshkrim derisa të kemi një kuptim të plotë dhe marrëveshje të plotë se si do ta implementojmë”, ka thënë Lajçak.

Më datën 1 mars, kryeministri Kurti kishte deklaruar se Vuçiq kishte shkelur nenin 4 të planit evropian. Sipas Kurtit, Serbia ka vendosur të mos negociojë në mirëbesim.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të nenit 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar Kurti.

Lidhur me këtë, Lajçak ka preferuar të mos komentojë deklaratat e tij e as ato të Vuçiqit.

“U kërkuam të dy liderëve të jenë të kujdesshëm në komunikimin publik, sepse ky është një moment i ndjeshëm dhe ne duam të sigurohemi që atmosfera për takimin në mars do të jetë konstruktive dhe e dobishme… Nuk dua të komentoj se çfarë kanë thënë liderët pas takimit, sepse kjo nuk është puna dhe përgjegjësia ime. Përgjegjësia ime është të përgaditem për takimin e 18 marsit”, ka deklaruar ai.

BE-ja do të vazhdojë përpjekjet që të gjejë pajtim mes Kosovës dhe Serbisë edhe për planin e implementimit deri më 18 mars, datë në të cilën është caktuar edhe takimi tjetër në Ohër.

Ai ka thënë se pret që palët të jenë konstruktive në takimin e ardhshëm.

Ndonëse marrëveshjet për Asocacionin u arritën në vitet 2013 dhe 2015, ishte Gjykata Kushtetuese ajo e cila tha se marrëveshja e fundit nuk ishte në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia vazhdon të insistojë në themelimin e Asociacionit, por Qeveria e Kosovës e kundërshton një Asociacionin njëetnik, i cili, sipas saj, do të mund të krijonte një nivel të ri të pushtetit.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ç’rast, u pajtuan se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.

Shija e redaktorit

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Të fundit nga rubrika