Kurti: Erdoganit ia shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin për dhunën e milicisë serbe në veri të vendit dhe ka theksuar se pushteti mund të fitohet vetëm me votë, jo me dhunë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka diskutuar mbi marrëdhëniet e mira bilaterale dhe ngjarjet aktuale në veri të vendit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Twitter, Kurti ka treguar se presidentit turk ia ka shprehur shqetësimin e tij për dhunën që po ushtron milicia serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe medias.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka theksuar se në Republikën e Kosovës, pushteti mund të fitohet vetëm me votë dhe jo me dhunë.

“Në një bisedë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe diskutova mbi marrëdhëniet tona të mira bilaterale dhe ngjarjet aktuale. E shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe medias. Në Republikën tonë, pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës të mërkurën ka reaguar ndaj sulmeve të bëra ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit duke thënë se “kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi” dhe se ato janë të “orkestruara dhe dirigjuara nga Beogradi”.

Policia e Kosovës bëri të ditur se një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe tri vetura janë sulmuar në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan gjatë ditës së 31 majit.

Në komunikatën e Ministrisë së Brendshme thuhet se protestuesit nuk janë provokuar nga zyrtarët policorë.

“Sulmet e tilla janë të papranueshme. Këto grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi që të destabilizojnë vendin tonë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme, ku theksohen edhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it e gazetarëve.

Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar duke thënë se këto sulme u kryen nga “grupe kriminale të maskuara, të drejtuara nga Beogradi”.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Përshkallëzimi në veri kulmoi të hënën, më 29 maj, kur trupat paqeruajtëse të KFOR-it ndërhynë në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit”, dhe u sulmuan nga disa protestues të dhunshëm, që qeveria e Kosovës thotë se ishin “banda kriminale serbe”.

Nga kjo përleshje që ndodhi, 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika