Kurti: Nëse PDK-ja zotohet se sjell së paku gjysmën e deputetëve për Sejdiun, ne procedojmë me votimin për ligjin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bërë një ofertë publike PDK-së, duke kërkuar që kjo parti të zotohet se do të sigurojë së paku gjysmën e votave të grupit të saj parlamentar për kandidatin për president, Bekim Sejdiu.

Kurti tha se, nëse PDK-ja e jep këtë zotim dhe siguron pjesëmarrjen e të paktën gjysmës së deputetëve të saj në votimin për president, atëherë Lëvizja Vetëvendosje do të procedojë me votimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë.

“Nëse Partia Demokratike e Kosovës zotohet publikisht se i sigurojnë së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për profesor Bekim Sydiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK-në në bazë të marrëveshjes politike dhe deklarimeve të mëpasshme, atëherë ne po procedojmë me votimin në leximin e dytë”, ka theksuar ai.

Ai kërkoi që PDK-ja ta bëjë këtë zotim publikisht, pasi nuk po pranon më takime.

Kurti tha se nga PDK-ja nuk po kërkohet domosdoshmërisht votë pro për Sejdiun, por që së paku gjysma e grupit parlamentar të marrë pjesë në seancë dhe të votojë, qoftë edhe kundër.

“Por kërkojmë nga PDK-ja publikisht, që të zotohen para jush, para opinionit publik, para qytetarëve të Kosovës, se së paku gjysma e grupit të tyre parlamentar mundet me i sjellë në seancë e të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun. Pra neve na kanë kërkuar votën për, katër herë kemi qenë të gatshëm, katër herë votën për. Unë po ja kërkoj votën kundër gjysmës së tyre, për profesor Bekim Sejdiun që s’është i vendosur. E kuptoni? Pra sa herë kanë kërkuar prej neve, ne kemi qenë të gatshëm për votën për, unë gjysmës së tyre po ja kërkoj votën kundër. Tash, nëse duan ata për, në rregull është, nuk kemi kundërshtim. Vetëm le të marrin pjesë në seancë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti: Moszgjedhja e Presidentit kufizon edhe mundësinë për t’u marrë me Apelin

Kurti: Ne i bëmë katër hapa drejt tyre, PDK-ja asnjë

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika