Kurti: Ne jemi duke e luftuar fashizmin e Moskës dhe aleatëve të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se askund në Evropë mbështetja për Putinin nuk është kaq e madhe se sa në Serbi, sipas tij "kjo është ajo që ne luftojmë: fashizmin e Moskës dhe aleatët”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Më tregoni se ku po i shtypin agjentët e mi serbët në veri! Njerëzit e zakonshëm nuk kanë asgjë për të frikësuar. Ne po luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin, prandaj kemi dërguar më shumë agjentë në veri”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për mediumin holandez NRC.

Në intervistën për mediumin e huaj thuhet se kryeministri Kurti fillon të flasë më ashpër kur pyetet për pakënaqësitë e banorëve serbë të Mitrovicës, të cilët së fundi e përçanë veriun e Kosovës me barrikada dhe dhanë dorëheqje masive nga funksionet e tyre publike.

“Paraardhësit e mi kishin një lloj marrëveshjeje, përmes së cilës mbaheshin strukturat ilegale serbe. Unë nuk marr pjesë në këtë. Barrikadat e tyre nuk janë një kryengritje studentore pariziane, ato udhëhiqen nga njerëz të gatshëm për luftim, të uniformuar, të maskuar dhe të armatosur që veprojnë në emër të Beogradit. Kriminelët e luftës dhe kriminelët e zakonshëm janë bashkuar. Kjo është kërcënuese për jetën”, ka thënë Kurti.

Në këtë intervistë thuhet se Kurti është në pushtet për gati dy vjet, si lider i koalicionit të parë në të cilin minoriteti serb nuk ka zë.

“Edhe pse ai më mirë do të fliste për afrimin me Bashkimin Evropian dhe renditjen e lirisë së shtypit dhe anti-korrupsionit në të cilat Kosova shënon gjithnjë e më mirë, vendi i tij është në lajme vetëm për shkak të konfliktit me Serbinë”, thuhet në intervistë.

Tutje thuhet se një konflikt ekzistencial që, sipas Kurtit, nuk është vetëm mes Kosovës dhe Serbisë. “Një slogan që shohim te serbët është: ‘Lutu Zotit dhe beso në Rusi’. Askund në Evropë mbështetja për Putinin nuk është kaq e madhe. Kjo është ajo që ne luftojmë: fashizmin e Moskës dhe aleatët”, ka thënë tutje kreu i ekzekutivit.

Djaloshi i qëlluar

Rreth 93 për qind e banorëve të Kosovës identifikohen si shqiptarë, 5 për qind të banorëve deklarohen si serbë ortodoksë dhe 2 për qind janë pjesëtarë të pakicave të tjera. Gati gjysma e atij 5 përqindëshi jetojnë në veri, dhe rebelohen ndaj vendimeve të Prishtinës, ndërsa pjesa tjetër që jeton në enklava më të vogla të vendit, janë më të integruar në shoqërinë e Kosovës.

“Ata reagojnë në mënyrë më të qetë dhe më paqësore”, ka thënë tutje Kurti.

Tutje në intervistë thuhet se kur një djalë 11-vjeçar u qëllua nga një oficer i policisë shqiptare jashtë detyrës në jug gjatë Krishtlindjeve Ortodokse, institucionet kosovare e qetësuan shpejt situatën e tensionuar duke arrestuar të dyshuarin.

Në intervistën për mediumin holandez theksohet se Kurti u bë politikisht aktiv si udhëheqës studentor dhe u “torturua për dy vjet e gjysmë në burgun e Millosheviqit” në fund të viteve 1990.

“Prandaj, ai nuk luajti asnjë rol në luftën e viteve 1998-1999 mes shumicës shqiptare dhe regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Para se NATO-ja të ndërhynte, në këtë betejë u vranë afro 9000 shqiptarë dhe afro 2000 serbë. Pavarësia e shpallur nga liderët shqiptarë të Kosovës në vitin 2008 ende nuk është njohur nga Serbia, Rusia dhe Kina, as nga Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja”.

Burra të maskuar

Në këtë intervistë thuhet se gjëja që Kurti nuk e dëshiron është “krijimi i një shteti brenda shtetit” me një Asociacion të komunave serbe. Mes tjerash thuhet se ai bazohet tek Bosnja dhe Hercegovina, ku Republika Srpska ka shumë pushtet dhe bllokon të gjithë vendimmarrjen dhe përparimin në vend. “Unë nuk jam aq i marrë për të bërë diçka të tillë edhe këtu”. Ndërsa protestat në veri Kurti i quan si “jo autentike”.

Pos tjerash thuhet se pjesëmarrësit e këtyre protestave sillen me autobusë nga Serbia në mënyrë që ata të jenë udhëheqës të barrikadave. “Ne kemi prova se këta janë persona të maskuar me simbole të grupit paramilitar rus ‘Wagner’, ‘Ujqit e Natës’, kjo një bandë ruse e motoristave besnikë ndaj Putinit, dhe të ashtuquajturës ‘Brigada e Veriut’”.

Kurti është shprehur se nuk mund t’i publikojë provat, për shkak se “pozicioni se nga ku janë marr fotot dhe videot mund të zbulojë burimet tona”.

Në këtë intervistë është thënë se përveç kontrabandës dhe krimit, ekonomia e vendit goditet nga ajo që askush nga serbët në veri nuk paguan energjinë elektrike.

“Ne goditemi financiarisht nga kjo. Ne e licencuam kompaninë e tyre energjetike dhe gjatë qershorit ne e bëmë një marrëveshje për ta zgjedhur këtë problem, por nuk po zbatohet asnjëra pikë e marrëveshjes”.  “Autokratët e shohin bujarinë tonë si dobësi”.

Autoriteti i vetëm të cilit i besojnë Kurti dhe serbët e veriut është NATO.

“Nuk kam asnjë problem me serbët e asaj pjese, por me fqinjin tonë verior. Përderisa Vuçiq nuk distancohet nga gjenocidi serb mbi popullin shqiptar, ne duhet të presim që ai që vjen pas tij ta bëjë këtë. Nëse NATO nuk do të ishte këtu, serbët do të donin të na masakronin përsëri. Nuk e di nëse janë të aftë ta bëjnë këtë, por e di që ky është qëllimi i tyre”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika