Kurti pas takimit të Bledit: I gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur vizitën e tij zyrtare në Bled të Sllovenisë. Ai ka thënë se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe e NATO-s

Albin Kurti me pjestarë të panelit në Bled të Sllovenisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së panelit në Bled të Sllovenisë, ku ka bërë një përmbledhje të vizitës së tij atje.

Ai ka thënë se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe e NATO-s.

“Ditën e hënë e fillova me panelin e Liderëve në të cilin ndër të tjerash thashë se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s ashtu që gjenerata e ardhshme të mos përjetojë vështirësitë që kemi përjetuar ne, ndërkohë duhet të ketë njohje reciproke, respektim të të drejtave të pakicave kombëtare dhe të ketë ballafaqim me të kaluarën”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje kryeministri Kurti është shprehur se pas një darke të shtruar nga Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, me pamje nga natyra, duket sikur vjeshta kishte arritur.

“Pas darkës së shtruar nga Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob të dielën e 27 gushtit pranë liqenit të bukur të Bledit, të hënën filluan punimet zyrtare në sallën e festivaleve në Bled. Me mjegullen mbi liqe, qiellin e ngrysur dhe temperaturat e ulëta dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët në Bled por shiu që ra vetëm sa ja shtoi bukurinë qytetit mes bjeshkëve”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ditën e hënë mori pjesë në një panel diskutues në Bled të Sllovenisë, ku edhe u duartrokit për disa deklarata që i tha në drejtim të Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika