Kurti u uron suksese policëve të rinj që morën detyrën në veri

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se të sapodiplomuarit nga Policia e Kosovës kanë nisur punën në veri të vendit. Për këtë, ai i ka falënderuar për shërbimin e tyre dhe u ka uruar suksese

Fotografi ilustruese: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe në sfond pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Një grup prej 74 policësh të rinj nga komunitetet e Kosovës, të hënën, më 25 korrik, kanë filluar trajnimin e tyre në veri të vendit.

Për këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u ka uruar atyre suksese dhe i ka falënderuar për shërbimin e tyre.

“Të sapo diplomuarit zyrtarët e Policisë së Kosovës nga komunitetet joshumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit. 45 nga oficerët janë serbë, 16 boshnjakë, 8 romë, ashkali dhe egjiptianë dhe 3 turq. I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Lajmin për nisjen e detyrës së policëve të rinj në veri, për Portalin Dukagjini, mëngjesin e së martës e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se nga 74 policë, 45 prej tyre janë të komunitetit serb, 17 janë boshnjakë, tre janë turq, katër egjiptianë, dy janë pjesëtarë të komunitetit rom dhe dy nga ta janë ashkalij.

Ai ka thënë se policët aktualisht ndodhen në fazën e trajnimit të brendshëm, që përfshin sektorë të ndryshëm, si patrullimi, menaxhimi i trafikut, hetime dhe shërbimet operative.

“74 policë të rinj nga komunitetet kanë ardhur në veri, prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë. Ndërsa, të tjerët janë nga komunitetet tjera, romë, ashkali, egjiptas, boshnjak, turq. Për momentin është faza e trajnimit të tyre të brendshëm, e trajnimi i tyre përfshin patrullë, trafik, hetime, e të tjera”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Elshani ka thënë se për momentin pjesëtarët e rinj ende nuk kanë dalë në terren.

Policët e rinj janë pjesë e një grupi prej 418 kadetësh të diplomuar në Policinë e Kosovës.

Konkursi për rekrutimin e policëve të rinj, i cili është shpallur në fillim të këtij muaji në të gjitha rajonet, do të zgjasë deri të mërkurën.

Kujtojmë se përfaqësuesit e Listës Serbe, më 5 nëntor, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kishin vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika