Lajçak pas takimeve në Bruskel: Diskutimet ishin të frytshme për të përparuar në disa çështje

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, kanë qenë të frytshme për të bërë përparim në disa çështje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se diskutimet e së enjtes në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, kanë qenë të frytshme për të bërë përparim në disa çështje.

“Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të Dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Takimet në Bruksel ishin raundi i radhës i diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Të dyja palët kanë zhvilluar takime të ndara me Lajçakun, i cili nuk arriti të sillte në të njëjtën tryezë përfaqësuesit e dy vendeve.

Bislimi ka thënë të enjten se pa nënshkrim të marrëveshjeve të arritura deri më tani, nuk mund të ecet përpara drejt zbatimit të tyre, derisa homologu i tij serb, Petar Petkoviq, ka thënë se draft-statuti për formim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka qenë tema kryesore e diskutimit.

Bislimi e ka konfirmuar se në takim me Lajçakun është diskutuar për një plan të sekuencuar të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për aneksin e zbatimit.

Në një prononcim pas përfundimit të takimit, Bislimi ka thënë se pa u nënshkruar të tri marrëveshjet, nuk do të fillojë puna për formimin e Asociacionit.

Kryenegociatori i Kosovës tutje ka treguar se në takim është diskutuar edhe çështja e të pagjeturve, ku sipas tij, pasi u pranua një ndryshim nga pala kosovare, dokumenti është konsideruar si i adoptuar.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika