Lakra pa mish për drekë

Përgatitja e kësaj gjelle është shumë e thjeshtë. Përbërësit janë: një lakër, një selino, dy-tre karota, pesë-gjashtë thelpinj hudhre, dy-tre patate, një-dy domate, një tufë qepë të reja, vaj, erëza të thata, spec të gjelbër, spec të kuq të bluar dhe një lugë miell.

Përgatitja fillon duke prerë lakrën në kube të mëdha dhe duke e vënë gjysmën në tenxhere, perimet i prisni në rrathë dhe i vini në lakër. Pastaj shtoni specin e prerë, fletët e selinos dhe majdanozin. Vini ujë deri në gjysmë dhe zieni rreth 45-50 minuta. Shtoni erëzat dhe domatet kur të zihet lakra.

Në tigan vini pak vaj, shtoni miellin dhe hudhrat. Fërgoni, shtoni specin e kuq të bluar, pastaj të gjitha këto vini te lakra në tenxhere, dhe në fund vini pak majdanoz.

Nëse e shihni të nevojshme, shtoni kripë. Lejeni të vlojë edhe një-dy minuta.

Ju bëftë mirë!

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika