LDK-ja e AAK-ja “dorëzohen”, së bashku me VV-në i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, PDK-ja nuk voton

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare me mbështetjen e partive opozitare të LDK-së dhe të AAK-së

Kuvendi i Kosovës./ Foto: Anduena Bajqinovci.

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në Kuvend është miratuar marrëveshja ndërkombëtare për Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B.

83 deputetë e kanë dhënë votën e tyre për këtë marrëveshje ndërkombëtare, duke përfshirë deputetë nga pozita dhe opozita me përjashtim Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kjo marrëveshje e votuar tashmë është një marrëveshje e financimit në mes të Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Ndër të tjera, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka ironizuar me partitë e tjera opozitare, LDK-në dhe AAK-në, duke u thënë se “çfarë ju bonën kështu?”.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës, seanca plenare ka nisur me një orë vonesë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, kjo seancë ishte paraparë të niste në orën 10:00, ndërsa ka nisur në orën 11:00.

Ndërsa, në rend të ditës janë 27 pika.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika