LDK-ja akuzon Qeverinë se i mashtroi qytetarët në çështjen e pagave

Partia opozitare, LDK ka reaguar në lidhje me pagat me koeficientin e ri, të cilin, e quan “mashtrimi i radhës i Qeverisë për pagat”, duke bërë edhe një krahasim me premtimin e rritjes së pagës dhe me realitetin e pagës tani

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se qytetarë të shumtë u kanë dërguar  mesazhe gjatë ditës, për të shprehur zhgënjimin e tyre për “mashtrimin e pagave” nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Partia opozitare, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj qytetarëve.

“Zgjidhja është e qartë. Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndërsa, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në intervistë për RTV Dukagjinin, ka deklaruar se këtë muaj disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, jo vetëm që nuk kanë marrë paga të barabarta, por e kanë marrë edhe pagën me ulje.

Ajo ka thënë se gjatë ditës së parë të muajit mars, kanë pranuar detaje se si punëtorëve të sektorit publik u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre, dhe, sipas saj, diferenca është 50 deri në 60 euro, dhe nuk është siç ka premtuar Qeveria e Kosovës me koeficientin e ri që diferenca të jetë deri 100 euro.

“Ne kemi marrë sot gjatë gjithë ditës detaje se si njerëzve u janë kredituar pagat në llogaritë e tyre, dhe diferenca është 50 deri në 60 euro, assesi nuk është deri 100 euro. Po flas për mësimdhënësit nga klasa 10 deri në klasës e 12-të, ndërkohë që për mësimdhënësit klasa 6-të deri në 9-të shkolla fillore e ulët është me rritje page vetëm 90 euro, gjë që premtimi nga kryeministri është që kjo rritje do të jetë 167 euro. Ndërsa, gjithë policëve sot pagat u kanë dalë nëse jo të barabarta, u kanë dalë edhe më të vogla”, është shprehur Bajrami, në emisionin FIVE.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për përcaktim të shtesave, procesi i mbledhjes së të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, dhe sipas njoftimit, këto shtesa për muajin shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.

Në lidhje me këtë njoftim, Bajrami e LDK-së ka thënë se është vetëm sa për amortizim të pakënaqësive.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika