Liderët botërorë të pikëlluar më atë çka ndodhi në Seul

Presidenti amerikan, Joe Biden, kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, dhe presidenti kinez, Xi Jinping, kanë shprehur ngushëllimet dhe pikëllimet e tyre ndaj popullit korean, pasi mbeten 151 persona të vdekur gjatë festimeve të Halloween

Një burrë bën homazhe pranë skenës së rrëmujës gjatë festimeve të Halloween në Seul, Koreja e Jugut (foto: Reuters)

Disa nga liderët e shteteve të botës kanë shprehur pikëllimin e tyre dhe ngushëllimet e tyre për familjarët që kanë humbur personat e afërt në Seul të Koresë së Jugut.

Ku kanë humbur jetën rreth 151 persona edhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një rrëmuje gjatë festimeve të Halloween-it.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida tha të dielën se ishte “thellësisht i pikëlluar” pas një rrëmuje në një ngjarje të Halloween në kryeqytetin e Koresë së Jugut, duke vrarë më shumë se 150 njerëz.

“Jam jashtëzakonisht i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga aksidenti jashtëzakonisht tragjik në Itaewon, Seul, që mori shumë jetë të çmuara, përfshirë ato të të rinjve me të ardhmen e tyre përpara”, shkroi Kishida në Twitter.

Gjithashtu edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur ngushëllimet  e tij për atë se çka po ndodhë në Kore të Jugut.

“Jill dhe unë dërgojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit në Seul. Bashkëndiemë me popullin e Republikës së Koresë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë ata që u plagosën. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Republikën e Koresë gjatë kësaj kohe tragjike”, ka shkruar Biden në Twitter.

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi ngushëllime Koresë së Jugut të dielën, raportoi media shtetërore, duke thënë se ai ishte “i tronditur” kur mësoi për një rrëmujë në një festë të Halloween në kryeqytetin e vendit që vrau më shumë se 150 njerëz.

“Në emër të qeverisë kineze dhe popullit të Kinës, shpreh ngushëllimet tona të thella për viktimat,” tha Xi në një mesazh drejtuar presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

Ndërkaq presidenti i Koresë së Jugut ka shpallur një periudhë kombëtare zie për shkak të një rrëmuje gjatë festimeve të Halloween-it, pasi numri i të vdekurve është rritur në 151.

Presidenti Yoon Suk-yeol shprehu ngushëllimet për viktimat dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit në një deklaratë të dielën, përpara se të vizitonte skenën e përplasjes së turmës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika