Lizzo, ylli i popit bëhet me figurë prej dylli në muzeun “Madame Tussauds

“E vetme, një nga meta-momentet më të tmerrshme të jetës sime”, tha këngëtarja e pop-it për përkujtimin me dyll në Madame Tussauds Las Vegas

Lizzo

Lizzo është pop ylli i fundit që u bë me figurë prej dylli në muzeun “Madame Tussauds” në Las Vegas.

Ylli i hitit “About Damn Time” ishte e pranishme në ceremoninë e zbulimit, me ç’rast pozoi përkrah vetes.

“Vetëm një nga momentet më të tmerrshme të jetës sime. Faleminderit ‘Madame Tussauds’. Tani e di si duket sozia e Lizzos”, shkruhej në postimin e Lizzos në “Twitter”, ku ajo shfaqet gati duke e puthur figurën e saj.

Për krijimin e kësaj figure prej dylli, muzeu është inspiruar nga dukja e këngëtares në ceremoninë “Grammy” të vitit 2020, ku ajo u shfaq e veshur me një fustan elegant të bardhë të markës “Atelier Versace”, i cili ishte i mbuluar nga kristalet “Swarovski” të qëndisura me dorë.

Atë natë, pop ylli Lizzo i fitoi tri shpërblime të rëndësishme muzikore si, “Albumi më i mirë bashkëkohor”, për incizimin “Cuz I Love You”, “Performanca më e mirë pop”, për këngën “Truth Hurts” dhe “Performanca më e mirë tradicionale e muzikës R&B”, për hitin “Jerome”.

Figura prej dylli e Lizzos do të qëndrojë në muzeun “Madame Tussauds” në Las Vegas, që gjendet në hotelin “Venetian”.

Kështu, ajo i bashkohet listës së të famshmëve të ekspozuar tashmë në këtë lokacion, si Missy Elliott, Beyoncé, RuPaul dhe të tjerë.

Lizzo duke pozuar përkrah figurës së saj prej dylli në Madame Tussauds në foto

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika