Macron dhe Marine Le Pen në balotazh

Zgjedhjet presidenciale në Francë janë mbajtur sot (e diele) më 10 prill 2022, ku kandidat për presidentë janë Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen. Roundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 24 prill.

Nga një sondazh i daljes së votuesve në zgjedhje e vendos Macron-in 4% më lartë se Marine Le Pen të së djathtës ektreme.

Roundi i parë i zgjedhjeve u mbyll në orën 19:00, ndërsa në qytete më të mëdha u mbyll në orën 20:00. Macron shënoi 28,1-29,7 për qind, ndërsa Le Pen shënoi 23,3-24,7 për qind.

Dy kandidatët kryesor do të kalojnë në zgjedhjet e balotazhit, në raundin e dytë më 24 prill, transmeton “Daily Online”.

Një muaj më parë, Macron ishte lartë në sondazhe falë rritjes ekonomike por ka paguar për hyrjen e vonuar në fushatë. Gjatë së cilës shmangu shëtitjet në treg në Francën provinciale, në favor të një marketingu të madh jashtë Parisit. Ndërsa, Le Pen ka udhëtuar rreth Francës për tu fokusuar në çështjet e kostos së jetesës.

Kandidati i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon u rendit me 19.9- 20.8 për qind dhe eksperti i ekstremit të djathtë Eric Zemmour u rendit me 6.8-7 për qind. Valerie Pecresse nga republikanët e krahut të djathtë u rendit me 4.3-5 për qind. Ndërsa, kandidatja e Partisë Socialiste Anne Hidalgo, u rendit me 1.8-2 për qind.

Anne Hidalgo tha se mbështet Macron-in.

“Që Franca të mos bjerë në urrejtje të të gjithëve, ju bëj thirrje solemnisht të votoni më 24 prill kundër ektremit të djathtë Marine Le Pen”.

Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen

Valeria Pecresse, kandidatja konservatore tha se do të votonte Macronin, duke paralajmëruar “pasoja katastrofike”, nëse Macron nuk do të fitoj balotazhin.

Ndërsa, kandidati i ekstremit të djathtë, Eric Zemmour thuhet se do të bëjë thirrje për mbështetje të Marine Le Pen.

Në balotazhin e vitit 2017, Macron kishte mposhtur Le Pen me 66 për qind të votave.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika