Mësimdhënësi në Podujevë rrahet në ditën e mësuesit

Një mësimdhënës është rrahur nga një prind gjatë së martës. Ngjarja që ndodhi në Ditën e Mësuesit në një shkollë të Podujevës, nisi pasi që ai i kishte tërhequr vërejtjen një prej nxënësve, i cili nga pakënaqësia kishte njoftuar prindin e tij, i cili më vonë brenda ambientit të shkollës e kishte sulmuar fizikisht

Foto ilustrim

7 marsi për mësimdhënësit është e prej ditëve më të rëndësishme në kalendarin e tyre, por për një prej tyre ka rezultuar të jetë ditë e rëndë.

Në shkollën e fshatit Gërdovc të Podujevës, një prej mësimdhënësve është rrahur nga prindi i një prej nxënësve.

Ngjarja ka ndodhur pasi që ai, i kishte tërhequr vërejtjen një prej nxënësve, e kjo, siç tregon drejtori i shkollës, nuk është pritur mirë nga nxënësi.

“Mësimdhënësi dje ka qenë në cilësin e  kujdestarit të ditës dhe ai nuk është larguar nga koridori dhe pastaj mësimëdhenësi e ka marr e ka shti në klas dhe pastaj nxënësi në shej proteste ka shku të prindi e ka marrë prindin. Prindi u hi mrena në klas dhe në prezenc të nxënësve e ka marrë arsimtarin e ka kap për fyti e ka qit jashtë klase dhe e ka godit më boksa pastaj ai ka arrit të ik nga duart pasi e ka përplas përtokë”,  ka deklaruar Enver Mehana, drejtori i Shkollës, Luigj Gurakuqi.

Nxënësi në fjalë, sipas Drejtorit të Shkollës, tashmë është transferuar në një shkollë tjetër.

Rrahja e së martës, ka tronditur edhe prindër të tjerë të fëmijëve të kësaj shkolle.

“Keq na ka ardh ka ndodh ai rast, t’keqe s’kanë pas kurgja përpara, I kemi njoftë të dytë po kurr ma herët s’kanë pas problem. Ky fshatari është familje e mirë por keq u ba boll”, ka thënë Ruzhdi Brahimi, prind i nxënësit.

Të shqetësuar më këtë ngjarje, janë edhe në komunën e Podujevës, derisa Drejtori i Arsimit Avni Fetahu, ka shprehur keqardhjen që rasti ka ndodhur pikërisht më 7 mars.

“Për fat të keq kjo ka ndodhë në ditën e mësuesit. Nxënësi i acaruar ka shkuar në shtëpi dhe ka njoftuar prindin dhe pastaj prindi ka ardh në shkollë dhe ka ushtru dhunë ndaj mësimdhënësit. Pas lajmërimit në policë, prindi tashmë është në mbajtje nga Policia e Kosovës”, ka thënë Fetahu.

Nga lëndimet e  marra, arsimtari po vazhdon të jetë në pushim mjekësorë, derisa prindi i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika