Mihali e kritikon opozitën për reagimet e tyre lidhur me vendimin e MAShT-it për tekstet shkollore

Koordinatorja për komitetin në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali ka kritikuar opozitën për reagimet e tyre lidhur me vendimin e MAShT-it për tekstet shkollore

Koordinatorja për komitetin në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, lidhur me vendimin e MAShT-it për tekstet shkollore ka thënë se çdo herë që ka ndonjë veprim që ndryshon kahjen e gjërave me qëllim interesin publik shfaqet “një grup financiar i stërmadh”.

“Sa herë ka ndonjë vendim që ndryshon kahjen e gjërave me qëllim interesin publik, shfaqet gjithnjë një grup financiar i stërmadh, i bërë i tillë jo nga talenti por nga privilegjet e hershme klientelist”, ka thënë Mihali.

Në këtë rast Mihali ka kritikuar opozitën duke thënë se ka shpërthyer ekspertiza e ish- ministrave dhe deputetëve të opozitës.

“Pas tij menjëherë shpërthen ekspertiza e ish ministrave dhe deputetëve të opozitës, shoqëruar padyshim nga ekspertët skrupuloz të fushës. Kjo ndodhi dhe sot me çështjen e teksteve shkollore”, ka shkruar Mihali.

Ajo ka ironizuar duke thënë se të njëjtit “sonte nuk do t’i zë gjumi, nga meraku”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se skandali nuk po ia pret skandalin kësaj qeverie, duke shtuar se me këtë lloj qeverisje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vetëm sa po kontribuon në thellimin e varfërisë së qytetarëve dhe rritjes së numrit të emigrantëve kosovarë.

Lexo dhe: Krasniqi: Mbi 300 mijë familje do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët, të pasigurt nëse do t’u rimbursohen ato të holla

“Tani, përveç rritjes së kostos së jetesës, përmes rritjes së çmimit të energjisë e produkteve bazike ushqimore, papunësisë e korrupsionit masiv, prindërit e rënduar ekonomikisht nga keqqeverisja e këtij pushteti, duhet që të blejnë edhe librat për fëmijët e tyre”, ka shkruar Krasniqi.

Mosshpërndarjen e librave shkollor falas për nxënësit nga Ministria e Arsimit, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku, e ka quajtur skandal.

E ftuar në emisionin “FIVE”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për vendimin e MASHT-it dhe “luftën” e Qeverisë me prokurorët dhe gjyqtarët, Bunjaku ka thënë se me këtë vendim do të dëmtohet buxheti i Kosovës.

Lexo dhe: Mosshpërndarjen e librave shkollor falas nga MAShTI-i, Bunjaku e quan skandal

“Sa herë që zgjohemi në mëngjes presim ndonjë skandal qoftë nga kryeministri apo qeverisë. Jemi bërë imun tashmë, ky është një skandal i radhë si ministrisë së Arsimit. Ajo është ministre dhe duhet të gjejë një zgjidhje që fëmijëve t’iu jepen tekstet shkollore pa pagesë. Do të dëmtohet buxheti i Kosovës. Kjo qeveri po ka regres. Do të jetë problem për prindërit që nuk i kanë kushtet e mira. Kjo Qeveri po e kthen Kosovën 10 vjet mbrapa”, është shprehur ajo.

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, pas këtij vendimi ka thënë se tashmë ndjen keqardhje për Kosovën.

“Arriten me bo shtetin hajgare!”, ka thënë Berisha.

Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është duke e shqyrtuar mundësinë që këtë vit t’i transferojë mjetet financiare në llogaritë e prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.

Ajo ka thënë se kjo është bërë në mënyrë që të mos ketë hapësirë për keqpërdorime të çmimeve me libra shkollor. Me vendimin e ri mjetet do të alokohen në llogari të prindërve dhe ata do t’i blejnë në librari.

“Sivjet jemi duke shqyrtuar mundësinë që transferimi i mjeteve për sigurimin e teksteve shkollore sipas obligimit ligjor të MASHT-it të bëhet në llogaritë e prindërve dhe t’i blejnë tekstet për fëmijët e tyre. Shpejt brenda dy tri ditëve do të vendosim përfundimisht për këtë që po e shqyrtojmë”, ka thënë tutje Nagavci

Lexo dhe: Librat shkollorë do blihen nga prindërit, paratë do t’ua transferojë në xhirollogari Ministria e Arsimit

Rimbursimi, sipas Nagavcit, do të bëhet përmes faqes “e – Kosova”, ku shumica e prindërve kanë të hapur llogari.

“Mënyra si është menduar të bëhet rimbursimi ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në xhirollogari. Është dizajnuar faqja në e-Kosova. Pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura llogaritë. Do të jetë proces i lehtë, ku prindi në momentin që identifikon veten dalin emrat e fëmijëve, do të zgjedhet shkolla që krejt të shkojë në rregull, dhe në fund është edhe një klauzolë ku secili e merr përgjegjësinë që mjetet do t’i marrë, do t’i përdorë për blerjen e teksteve. Pagesa do të bëhet paraprakisht, pra mjetet të dalin e pastaj ato të shpenzohen për libra. Nuk do të ketë nevojë për fatura e tema të tjera. E kemi paraparë një shënim ku prindi e verifikon që mjetet i vendosen në llogari do t’i përdorë për blerjen e teksteve për fëmijë. Këto janë obligime të përbashkëta, të qeverisë, prindërve, shkollave e komunave”, ka shtuar ajo.

Nagavci ka shtuar tutje se nuk do të ketë vonesa dhe se librat do të jenë gati me një shtator kur edhe do të fillojë viti i ri shkollor.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika