Ministria e Arsimit kërkon nga Gjykata prova shtesë nëse e ka shkelur Kushtetutën

Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në mëngjesin e së enjtes ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për ofrimin e provave që konstatojnë se ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën.

Kjo kërkesë e MASHT-it, vjen disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese, nxorri aktvendimin se ministrja Nagavci ka shkelur kushtetutën kur ka organizuar mësim alternativ të përshpejtuar në Komunën e Kamenicës.

Valdrin Dervishaj, këshilltar i ministres Nagavci, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se si ministri kanë kërkuar qasje në katër lloj provash që dëshmojnë se ministrja e ka shkelur kushtetutën.

Provat të cilat i ka kërkuar Dërvishaj, në cilësinë e përfaqësuesit të MASHT-it janë  provat të cilat dëshmojnë se MASHT-i, ka organizuar mësim alternativ të përshpejtuar, prova të cilat dëshmojnë ministria  ka angazhuar mësimdhënës shtesë për të organizuar mësim alternativ të përshpejtuar.

Po ashtu kanë kërkuar dëshmi nëse nga kjo ministri janë lëshuar certifikata për nxënësit pas përfundimit të procesit të mësimor, dhe prova e fundit që ëshë kërkuar është dëshmia që Ministria e Arsimit ka caktuar vendin se ku do të organizohet mësim alternativ i përshpejtuar.

Gjykata Kushtetuese

Në postimin e tij, këshilltari i Nagavcit, ka thënë se në shkresat e lëndës të dorëzuar nga Gjykata nuk ka asnjë provë që dëshmon se MASHTI ka realizuar një nga këto veprime.

Më 8 prill të këtij viti, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës. Në vendimin e Gjykatës thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ka tejkaluar kompetencat dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika