Mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell

Mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell është parashikuar të mbajë të shtunën e 13 gushtit në Kosovë. Temperaturat minimale do të sillen rreth 14 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 25 gardë Celsius

Ilustrim

Të shtunën e 13 gushtit parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell ku kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu.

Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ketë shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë edhe breshër në zona të caktuara, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryjë në drejtime të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-50 km/h.

Ndërsa, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Minimalja e ditës do të sillet prej 14 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten prej 21 deri në 25 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika