Moti i ligë në Slloveni – të paktën tre të vdekur

Të paktën tre persona kanë vdekur nga moti i ligë në Slloveni. Gjatë kësaj të premteje, atje ka pasur shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime, ku njëherësh qytetarët u detyruan të evakuohen

Vërshimet në Ravne na Krooskem, 60 kilometra në verilindje të Lubjanës. 4 gusht 2023. Foto: Gregor Ravnjak (AP)

Të premtën në Slloveni pati shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke detyruar qytetarët të evakuohen.

Nga moti i ligë ka edhe dëme materiale në rrugë dhe ura.

Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë, ARSO, rriti alarmin në nivelin më të lartë pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së keqi pjesë veriore, veriperëndimore dhe qendrore të shtetit.

Shirat kanë vazhduar edhe të premten dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë vërshime të tjera, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Policia sllovene, për agjencinë e lajmeve STA, tha se tre persona kanë vdekur që kur shteti u godit nga stuhitë e shiut të enjten mbrëma. Një sllovene vdiq në qytetin Kamnik, ndërkaq dy shtetas holandez vdiqën në një zonë malore afër qytetit Kranj.

“Vdekja në Kamnik mund të jetë shkaktuar nga vërshimet, ndërkaq vdekjet në mal mund të jenë shkaktuar nga vetëtimat. Megjithatë, rrethanat e vdekjeve janë duke u hetuar”, tha zyrtarja policore, Maja Adleshiq Ciperle.

Ushtria e shtetit është angazhuar në ndihmë të qytetarëve pas motit të lig.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë çështje urgjente të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos udhëtojnë me veturat e tyre”, tha ministri i Mbrojtjes, Marjan Sharec.

Sllovenia është përballur me disa stuhi të fuqishme në fillim të kësaj vere, që lanë të vdekur një person. Edhe rajoni, po ashtu, u godit nga moti i lig, duke lënë të vdekur të paktën katër persona.

Ekspertët thonë se moti ekstrem po nxitet pjesërisht nga ndryshimet klimatike. Pjesë të Evropës kanë përjetuar temperatura përvëluese dhe janë përballur me zjarre gjatë kësaj vere.

Autoritetet kanë mbyllur për trafik më 4 gusht një autostradë që lidh Slloveninë me Italinë dhe Ustrinë, për shkak të motit të lig.

Për shkak të vërshimeve, në Slloveni afër 16.000 amviseri kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq pengesa ka pasur në shërbimet hekurudhore. /REL

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika