Munishi: VAR-i për dikë është nënë për dikë është njerkë





Trajneri i njohur Ismet Munishi ka ironizuar me sistemin VAR në futbollin e Kosovës.

Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini teksa po fliste për një rast të diskutueshëm në ndeshjen Kroaci – Belgjikë ai tha se “te na më mirë nuk po foli, po këtu te na VAR-i për dikë është nënë, e për dikë është njerkë”.

Ai po ashtu shtoi “e e kemi një VAR special”.

Kjo është nata e 13-të e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.