Musliu: Viti i ri nuk e pret këtë qeveri, do ketë largime të tjera nga partia

Deputetja Musliu ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera gjersa ka theksuar se mandati i Qeverisë Kurti nuk do të jetë aq i gjatë sa të kalojë vitin tjetër

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka deklaruar se duke u bazuar në mënyrën e qeverisjes së Kryeministrit, Albin Kurti, qeveria e tij nuk do e pres Vitin e Ri në mandatin e saj.

E ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Musliu ka deklaruar se e gjitha bazohet në atë që ajo e quan “keq-qeverisje”.

Musliu ka përmendur edhe çështjen e zgjedhjeve të reja. Sa për qëndrimin e PDK-së karshi tyre, ajo ka thënë se PDK është më se e gatshme.

“Nëse Albin Kurti mendon se PDK i frikësohet zgjedhjeve e ka gabim. PDK vetëm një gjë e ka dëshmuar, zgjedhjeve nuk iu është frikësuar, pavarësisht rezultateve që ka dal kemi qenë të parët që i ka premtuar ato. Vendi ynë po shkon drejt zgjedhjeve. A do ndodhin nesër, pasnesër apo tetor? Mbetet pikëpyetje e madhe. Me mënyrën se sip o qeverisë Kryeministri Kurti  apo po keqqeverisë Kurti, Viti i ri nuk e pret këtë qeveri. PDK është e gatshme të shkojë në zgjedhje qysh sonte. Arroganca e numrave nuk do mund të mbajë Kosovën peng tek një demagogë si Albin Kurti”, ka deklaruar ajo.

Tutje, Musliu ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera.

“Kosova është e njohur që pothuajse asnjë mandate nuk e ka quar deri në fund…mos e qo lpas mendsh se sot në Kuvend janë dëbuar të gjitha vendimet në të gjitha forumet. Ju e dini që tre deputetë i janë larguar partisë në pushtet. Në ditët në vijim do shohni edhe deputetë tëtjerë që do largohen. Dhe s’do të ketë më fuqi të vendimmarjes as në forume të tjera në Kuvendit, në seancë e komisione parlamentare”, ka deklaruar ajo.

Tre deputetë nuk janë më sepse sipas Musliut, Kurti nuk mundet të durojë zërin kritik.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika