Me filikaqa, ndërpritet konferenca e KGJK-së për dhunimin e 11-vjeçares

Konferenca për media e KGJK-së është ndërprerë nga përfaqësues të organizatave joqeveritare përmes filikaqave, duke thënë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dështuar edhe në rastin e përdhunimit të 11-vjeçares

Pamja nga mbajtja e konferencës për media

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka thirrur të hënën e pesë shtatorit një konferencë për media lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Në këtë konferencë, përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë ndërprerë konferencën përmes filikaqave.

Këta përfaqësues kanë thënë se shkaku që kanë ndërprerë konferencën ishte se edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dështuar në këtë rast. Pas ndërprerjes së konferencës, në sallë kanë shkuar zyrtarët policorë, të cilët kanë kërkuar nga aktivistët që të mos e pengojnë mbajtjen e konferencës.

“Nuk kërkojnë falje dhe nuk garantojnë që kanë për të marrë masa ndaj gjykatësve që në shumicën e rasteve kanë dhënë dënime nën ata që i lejon ligji. Merrni arrestoni këta që janë duke e shkelur ligjin. Ne nuk do ta lëshojmë këtë konferencë dhe nuk i lejojmë të vazhdojnë mbajtjen e saj”, ka thënë njëra nga aktivistët.

Kryesuesi i KGJK-së ka marrë vendim që konferenca të ndërpritet përkohësisht, derisa tha se do të vazhdojë në një sallë tjetër pa pengesa.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka informuar në mënyrë kronologjike për rastin e dhunimit të së miturës 11-vjeçare në qershor të këtij viti.

Në raportin e prokurorisë thuhet se me datën 21 qershor e mitura ka dalë nga shtëpia rreth orës 8, ku nëna e saj e kishte raportuar si person të zhdukur. Me të raportuar, prokurori kujdestar i departamentit për të mitur ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e hetimeve të nevojshme policore.

Të nesërmen me datë 22 qershor në orën 8:20 në stacionin policor të veriut, është gjetur e mitura, është intervisuta në prezencë të punëtorit social dhe është dërguar në strehimore.

“Drejtoria e hetimit të trafikimit me qenie njerëzore është njoftuar dhe në bazë të autorizimeve të prokuorirsë së shtetit ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Pasi që kemi pasur dyshime se ajo është shfrytëzuar seksualisht nga disa persona”.

Në mënyrë që të vërtetohet kjo gjë, me datën 22 qershor, hetuesit e kanë njoftuar departamentin e prokurororit për të mitur dhe e kanë paraqitur kërkesën për ekzaminim fiziogjikenologjik. Në fund të kësaj kërkese, është kërkuar që kjo kërkesë të merret me urgjencë. Në të njëjtën ditë, e mitura është dërguar në strehimore.

Hetuesit e kësaj drejtorie kanë bërë kërkesë për sekuestrimin dhe ekzaminin e telefonit të viktimës.

Në strehimore, e mitura ka qëndruar një muaj.

“Me datën një korrik me kërkesë të familjes viktima është liruar nga strehimorja dhe të njëjtit kanë deklaruar se do të marrin përgjegjësi për vajzën e tyre. Lidhur me këto veprime prokuori i shtetit më një shtator të këtij viti ka marrë raportin nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, lidhur me ekzaminin e telefonit të të dëmtuarës. Pas ekzaminit, kemi arritur t’i identifiojmë dhe t’i gjejmë personat, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin e muajit qershor të këtij viti”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Pas sigurimit të të gjitha provave që i kishim, prokuroria me policinë kanë arrestuar fillimisht 6 persona, të cilët janë dërguar në ndalim për 48 orë, të njëjtit janë dyshuar se kanë kryer veprën dhunim të trafikim me njerëz dhe të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit”.

Pas dërgimit në mbajtje prej 48 orësh, prokurori i shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit për këta 6 persona.

Rasti është paraqitur më 21 qershor, ndërsa më 7 korrik ka dëgjuar të dëmtuarën.

“Prokurori si pasojë e mungesës së psikologëve të angazhuar në prokurori që është nëvojë esenciale, dhe për të cilën kemi reaguar po ashtu, dhe kemi kërkuar e dërguar kërkesa të ndryshme, adresuar personave vendimmarrës, që të aprovojnë këtë kërkesë dhe ta angazhojnë një psikolog, në prokurorinë përkatëse. Ne e kemi bërë këtë kërkesë për prokuorinë themelore të Prishtinës”.

“Dhe meqenëse është dashur ta sigurojmë prezencën e psikologes, ka marrë kohë derisa është siguruar psikologia, dhe derisa është inteveistuara e dëmtuara në prezencë të psikologes. Prokuori nuk ka pasur mundësi ta intervistojë të dëmtuarën pa prezencën e psikologut”, thotë tutje Ulaj.

Ulaj ka shtuar se për shkak se është dashur të sigurohet një psikolog, prokuori nuk ka mundur ta intervistojë të miturën pa psikologë, për shkak se nuk ka pasur prova.

Prokuroria themelore në Prishtinë më herët nuk ka pasur ende një raport për ekzaminimin, nuk ka pasur prova dhe nuk kanë qenë persona të identifikuar, në mënyrë që në bazë të provave të arrihen dëshmi për arrestimin e disa personave, siç ngjau në shtator.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika