Ndërtimi i xhamisë në Shkabaj, përplasë Policinë me banorët

Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin e Komunës së Prishtinë gjatë orëve të paradites të së enjtes kanë rrethuar objektin në të cilin pretendohet se u nis si xhami në fshatin Shkabaj. Kjo për faktin se ndërtuesi i atij objekti fetar nuk ka leje ndërtimi e toka ku kanë nisur punimet i përket Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Ky ndërtim në fshatin Shkabaj është paraparë që në një të ardhme të jetë xhami. Madje për të është bërë edhe plani.

Por, problemi po iu del se ndërtuesi nuk ka në këtë tokë.

Kjo pasi që as lokacioni ku është vendosur për ndërtim nuk i përket një personi, e as komunës së Prishtinës por është tokë e AKP-së.

Pikërisht për këtë, njëjtë sikurse para më shumë se një jave, inspektorati në bashkëpunim me policinë kanë ardhur për të ndaluar punimet.

Por këtu kishte kundërshtime mes banorëve dhe institucioneve ligjzbatues.

E Sokol Sallahu që është pjesë e grupit negociues për ndërtimin e kësaj xhamie ka thënë se banorët e fshatit Shkabaj dëshirojnë ndërtimin e këtij objekti fetar.

“Banorët kanë heshtë, hajt një muaj, hajt një muaj po u mrri kupa, edhe më së shumti që janë irritu fshati jonë edhe që ka fillu me të madhe më u marrë me xhaminë janë planet e komunës të cilët janë ba për të njëjtën parcel. Kjo rrugë që është bërë 6 metra gjonësi, e që iu kryn punë disa banorëve shyqyr që është bë për ta, është bërë pa leje”, tha Sokol Sllahu, banor i Shkabajt.

Ndërkohë, komuna e Prishtinës në një përgjigje për Dukagjinin ka thënë se Inspektorati ka vepruar karshi kërkesës së AKP-së, pronë së cilës është toka ku pretendohet të vazhdojnë punimet e xhamisë.

“Inspektorati i Kryeqytetit sipas kërkesës së AKP-së (pronë e së cilës është toka në të cilën ka filluar ndërtimi), ankesave të shumta të banorëve drejtuar Komunës së Prishtinës dhe në bazë të autorizimeve ligjore, pas paralajmërimeve të shumta, sot ka vazhduar ekzekutimin e vendimit për kthim në gjendjen e mëparshme të pronës në fjalë”, njofton Komuna e Prishtinës.

Ani se insistojnë të ndërtojnë xhami, banorët e kësaj ane tregojnë se në Shkabaj mungojnë institucione arsimore.

“Kemi kërkuar nëse nuk na bëhet shkolla e re më u bo një aneks. Energjinë më të madhe unë personalisht e kom dhanë për shkollë për çerdhe dhe një sallë të edukatës fizike. Landa e edukatës fizike mbahet në shkollën tonë qysh e kena mbajt para lufte, kena lujt nata-dita”, tha Sallahu.

Bashkësia Islame që sipas banorëve është ndërtuesi i kësaj xhamie nuk është përgjigjur në thirrjet e televizionit në rast se kanë kërkuar nga AKP-ja të gjejnë zgjidhje për këtë pronë.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika