Ndryshimet që sollën paradat e LGBTQ+ në Kosovë

Megjithëse 6 muajt e vitit 2022 ishin muaj regresesh për komunitetin LGBTQ+, "Java e Krenarisë" shënon një rikthim për të gjashtën herë radhazi në qendër të Prishtinës

Parada e
Parada e "Javës së Krenarisë" 2022

“Që nga parada e parë shihet një fuqizim i komunitetit i cili çdo ditë e më shumë po e jetojnë jetën e tyre siç dojnë ata/ato personalisht e jo siç don rrethi familjar ose shoqëror”.

Kështu përgjigjen nga faqja përfaqësuese e komunitetit LGBTQ+, Dylberizm, në pyetjen e Portali D, se çka kanë arritur me paradat e tyre mesazh-dhënëse ndër vite.

Duke shënuar paradën e gjashtë radhazi, Dylberizm thotë se parada është një mundësi që çdo person LGBTIQ+ i cili jeton në Kosovë ta sheh që nuk është vetëm dhe ka shpresë që në një të ardhme t’i bashkangjitet, asaj që ata e quajnë “familje e madhe”.

Qershori, i njohur ndryshe si “Muaji i Krenarisë” është muaji ku komunitetet LGBTQ+  promovojnë sa më shumë të drejtat që nuk u pranohen nga shumë shoqëri të botës. Mirëpo, një barrierë e tillë nuk është se ka paraqitur një pengesë aq të madhe sa për të ndaluar paradat vjetore të komunitetit kosovar të LGBTQ+.

LGBTQ është një akronim që do të thotë lezbike, homoseksual, biseksual, transgjinor dhe queer. Termi ndonjëherë paraqitet edhe si “LGBTQIA”, për të përfshirë grupet interseksuale dhe aseksuale. Interseksualët u referohet atyre, seksi i të cilëve nuk është i përcaktuar qartë për shkak të dallimeve gjenetike, hormonale ose biologjike ndërsa termi “aseksual” përshkruan ata që nuk përjetojnë tërheqje seksuale.

Ilustrim

Këtë vit, në Prishtinë është zhvilluar parada e gjashtë e komunitetit LGBTQ+. Por, sa ndryshime ka sjellë mbajtja e kësaj parade ndër vite? Sa të pranueshëm e ka bërë idenë e pranimit të komunitetit LGBTQ+ dhe martesave të së njëjtës gjini?

Sipas Dylberizm, “këtë vit kemi regres në çështjet LGBTIQ+ për shkak të gjuhës parlamentare e cila ka ndodhur në mars të këtij viti, dhe diskursit të kryetares të Komisionit per te Drejtat e Njeriut, Duda Balje”.

Balje ishte deklaruar kundër miratimit të Kodit Civil i cili parashihnte lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë. Përmes një postimi në Facebook, ajo kishte thënë se “vota ime do të jetë KUNDËR. Kundër, sepse nuk perketë me kulturën, traditën në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë”.

Postimi i deputetes Balje, në Facebook

Nuk mund të themi se ky komunitet është pranuar tërsisht, megjithëse ka progres në këtë aspekt. Një gjë mund t’a themi me siguri. Numri i vizitave tek psikologu është rritur nga pjesëtarët e komunitetit LGBTQ+.

Aheron Bobaj, psikolog, thotë se “idetë patriarkale vazhdojnë të kenë ndikim tek ta”.

“Ne jemi ende vend në tranzicion të pasluftës dhe duhet ende kohë për t’u liruar nga idetë patriarkale dhe pranimi i këtij komuniteti, qoftë edhe si ide, është ende larg”, thotë Brajshori në përgjigjet e pyetjeve pambarim në kuadër të paradës së përvitshme të komunitetit LGBTQ+ në Kosovë. Ai thekson se ekziston një anë pozitive e që është fillimi i diskutimit të një teme që deri vonë, mbetej një temë tabu.

Jeton Brajshori, Ligjërues i sociologjisë në Kolegjin AAB

Vlen të përmendet që numri i paragjykimeve, etiketimeve dhe sulmeve vazhdon të rritet. Por, së bashku me të, rritet edhe numri i aktiviteteve të këtij komuniteti, nevoja për të shpjeguar më shumë ideologjitë e tyre dhe njëherësh, edhe çështjen e lejimit të martesave të së njëjtës gjini.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka treguar mbështetjen e saj haptazi ndaj komunitetit LGBTQ+. Në vitin 2020, përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se “Ne, gjithashtu, përgëzojmë planet e Ministrisë së Drejtësisë për të hapur një debat mbi një ligj të bashkimit civil të të njëjtës gjini, të ngjashëm me të tjerët në rajon”.

Ende Ambasada e SHBA-ve ndan po të njëjtën frymë gjersa në shenjë mbështetjeje, mban flamurin simbolik të këtij komuniteti.

LGBTQ+
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ngrit flamurin e komunitetit LGBTQ+ përgjatë Javës së Krenarisë

Çështja e rregullimit të martesës për personat e gjinisë së njëjtë në Projektkodin Civil, nxiti shumë përplasje pikëpamjesh në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

Projektkodi Civil i cili kishte dështuar të miratohej, nuk dihet akoma se kur do të ridërgohet në Kuvend.

Në Projektkodin Civil që nuk u miratua, thuhet se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”. Mirëpo, martesa e gjinive të njëjta është e lejuar ligjërisht në 31 vende të botës. Pse po vonon një gjë e tillë në Kosovë?

“Mos-miratimi i Kodit Civil ka qenë gabim sepse i shkel liritë dhe të drejtat e një komuniteti dhe se pas presionit ndërkombëtar ky ligj së shpejti do të miratohet”, ka thënë Brajshori, sociolog gjersa ka shtuar se një ndër pikat promblematike kyçe është aspekti fetar ngase tri fetë e mëdha monoteiste e ndalojnë dhe njëherësh, dënojnë homoseksualizmin.

Qeveria e Kosovës në nder të ditës kundër homofobisë

Të shtunën e 23 prillit, Kuvendi Zgjedhor i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës (BTK) kishte dhënë një mesazh për institucionet e Kosovës, duke deklaruar se do të punojë me institucionet e vendit në luftimin e homofobisë dhe mizogjinisë.

Dy muaj para deklaratës së BTK-së, prijësit fetarë të Bashkësisë Islame të Kosovës, Kishës Protestante Ungjillore dhe Bashkësisë Hebraike të Kosovës, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët kundër martesave mes seksit të njëjtë, mbi miratimin e Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës, i cili parashihte rregullimin e bashkësive civile për çiftet e seksit të njëjtë.

Në pyetjen se pse një komunitet i tillë nuk mund të pranohet në shoqërinë kosovare, Brajshori thotë se “në përgjithësi mendohet se martesat e tilla e shkatrrojnë familjën e cila është baza e shoqërisë dhe për këtë arsyje nuk duhet të përkrahet ky komunitet”.

Sipas Brajshorit, paradat nuk janë katalizatorë për të bërë progres në drejtim të realizimit të kërkesave sepse nga shumica shihet më shumë si imponim sesa që ka të bëjë realisht me të drejtat e tyre. Ai nuk përjashton mundësinë se këto parada dërgojnë mesazh tek masat dhe se duhet respektuar vullneti i lirë i gjithë secilit.

Në lidhje me partinë në pushtet dhe kodin civil nën udhëheqjen e partisë pushtetare, Brajshori thotë se “partia në pushtet brenda tyre e përkrahin miratimin e kodit civil , por kalkulojnë në vota duke e parë situatën dhe disponimin në teren”. Tutje, ai ka thënë se një propozim i tillë do të shtyhet sa ma shumë dhe do të votohet atëherë kur të godet presioni ndërkombëtar.

Parada e “Javës së Krenarisë” 2022

Sipas Fondacioni për të Drejtat e Njeriut aktualisht janë 31 vende ku martesat e gjinisë së njëjtë janë të ligjshme: Argjentina, Australia, Austria, Belgjika, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Danimarka, Ekuador, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Luksemburgu, Malta, Meksika, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tajvani, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uruguai.

Nuk ka një shifër të saktë të pjesëtarëve të këtij komuniteti ngase sipas Dylberizm, ka akoma nga ata të cilët nuk kanë deklaruar veten haptazi si të tillë, në Kosovë.

Të hënën e 6 qershorit është hapur zyrtarisht “Java e Krenarisë” nën sloganin “Edhe n’shtet edhe n’ familje”. Mirëpo, në bazë të të dhënave ndërkombëtare, parashihet se rreth 10% e shoqërise në çdo shtet i përkasin këtij komuniteti.

Këtë vit është shënuar parada e gjashtë që nga 10 tetori i vitit 2017, paradë e cila ishte hapur nga kryeministri i asaj kohe, Ramush Haradinaj. Pjesë e saj qenë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe Dhurata Hoxha, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane dhe ambasadorë e shoqëri civile. Parulla qe nën sloganin “Në emër të dashurisë”.

Pjesë e paradës së këtij viti qenë aktorja e famshme Shengyl Ismajli dhe Altuna Sejdiu-Tuna, këngëtare.

Parada e parë e krenarisë, 2017

Për të dytin vit rradhazi, mbahet parada me sloganin “Në emër të lirisë”, për të cilën Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë “Fjala” kishte mbajtur konferencë me kërkesë të ndalimit të paradave të tjera të komunitetit LGBTQ+. Pas thirrjes publike, Adelina Ismajli kishte marshuar në mesin e pjesëtarëve të komunitetit.

Parada e dytë e krenarisë,2018

Vitin e tretë të saj, komuniteti LGBTQ+ marshoi nën sloganin “Për kon t’rreh zemra”. Në vitin 2019, tematika e kësaj parade i’u kushtua organeve ligjvënëse të vendit.

Parada e tretë e krenarisë, 2019

Përkundër masave të Covid-19, rreth 30 vetura festuan dhe kërkuan drejtësi nën sloganin “Po du”  ndaj Kodit Civil, përkatësisht ndaj martesave të gjinisë së njëjtë. Parada zgjati vetëm një ditë.

Në korrikun e vitit 2021, nën sloganin “Bashkë dhe Krenar” u mbajtë parada e pestë e Komunitetit LGBTQ+  me rikërkesën ndaj miratimit të martesave me gjini të njëjtë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika