Në shtator do të vijnë mjekë nga SHBA për t’i operuar falas fëmijët me probleme në zemër

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se në muajin shtator do të vijnë mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kosovë për t’i operuar falas disa fëmijë, të cilët kanë probleme në zemër

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, Albana Krasniqi e cila është drejtoreshë e organizatës Gift of Life dhe aktivisti Mazllum Belegu, gjatë takimit të zhvilluar të premten

Në shtator të këtij viti, për një javë, në Kosovë do të qëndrojë organizata “Gift of Life International”, ku mjekët e kësaj organizata do të operojnë falas fëmijët me probleme në zemër, nga data 10 deri më 17 shtator të vitit 2022.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës (MSh), e cila ka realizuar një takim në kuadër të përgatitjeve dhe koordinimit të punëve.

Takimi u zhvillua nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi,  me Albana Krasniqin e cila është drejtoreshë e organizatës Gift of Life dhe aktivistin Mazllum Belegu.

“Ky takim është realizuar në kuadër të përgatitjeve dhe koordinimit të punëve, për ardhjen e ekipit të mjekëve nga data 10 deri më 17 shtator 2022, në Prishtinë, dhe të cilët janë pjesë e organizatës Gift of Life. Ky ekip i mjekëve do të operojnë falas disa fëmijë, të cilët kanë probleme në zemër, dhe që shërimi i tyre tashmë është bërë i mundur në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Operacionet që do të kryhen falas nga ekipet e “Gift of Life” nuk janë të mundshme të bëhen nga mjekët në Kosovë, gjithashtu janë edhe tejet të kushtueshme.

Albana Krasniqin e cila është drejtoreshë e organizatës Gift of Life, aktivisti Mazllum Belegu dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Ndërsa, ky mision i këtij ekipi të mjekëve, do të mbështetet me mjete financiare nga biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikani, Harry Bajraktari.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar znj. Albana Krasniqi, drejtoreshë e organizatës Gift of Life Interantional dhe koordinatore për Kosovën, dhe dr. Mazllum Belegu, po ashtu aktivist dhe humanist në këtë organizatë.

“Me këtë rast ministri Latifi, falënderoj të dy humanistët, znj. Krasniqi dhe dr. Belegun për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të tyre, në shërimin e fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, humanistja znj, Albana Krasniqi, në këtë takim ka diskutuar edhe për  fillimin e këtij programi, sfidat dhe sukseset.

Megjithatë, ajo ka thënë se është shumë e lumtur, që sado pak po i ndihmon fëmijët me probleme në zemër, pasi që trajtimi i tyre është shumë i kushtueshëm.

Ish-kryetari i Shkollës Specialistike në SHBA, John Potts dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi

Po ashtu, ministri Latifi, ka takuar të premten edhe ish-zëvendës kryetarin për shkollim specialistik në SHBA, John Potts, i cili ka ardhur për hartimin e Udhëzimit të ri Administrativ për Shkollim Specialistik në Kosovë.

Latifi e ka falënderuar atë përzemërsisht për gatishmërinë e tij që të ndihmojë MSh-në për reformimin e thellë të programit kombëtar për shkollim specialistik.

Nga ana e tij, Potts u shpreh i lumtur për ftesën dhe theksoi se nuk do të kursejë asgjë në bashkëpunimin i tij me ministrin Latifi dhe akterët tjerë të sektorit shëndetësor në Kosovë, në mënyrë që Udhëzimi i ri Administrativ të shtrojë rrugën për specializime të mirëfillta dhe të domosdoshme për mjekët e rijnë kosovarë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika