Nga 34 kallëzime penale, Prokuroria ngriti vetëm 19 aktakuza për Kobrën

Nga 34 kallëzime penale, Prokuroria themelore në Prizren ka ngritur vetëm 19 aktakuza për Dibran Hoxhaj-n i njohur si Kobra

Prokuroria Themelore në Prizren

Jo të gjitha kallëzimet penale të iniciuara nga Policia e Kosovës ndaj Dibran Hoxhajt, i cili kshtë i njohur me nofkën “Kobra”, ia kishin mbushur syrin prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Prizren. Pasi nga 34 kallëzimet penale pas vitit 2004, Prokuroria kishte ngritur vetëm 19 aktakuza.

Kështu, duke i hedhur poshtë 15 prej tyre. Megjithatë, ndryshe prej të dhënave të Policisë, deklaron kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, i cili ka thënë se nuk kanë pranuar më shumë se 21 apo 22 kallëzime penale, dhe ato që janë hedhur poshtë nuk kanë pasur fakte të mjaftueshme për hetim të mëtutjeshëm.

“Është fakt se ka disa kallëzime penale. Në opinion është manipuluar numri i kallëzimeve penale dhe me të vërtetë nuk e di ku ka dalë ai numër. Nëse flasim për vepra penale tek ne rezulton një numër shumë më i vogël, dua të potencojë se lidhur me trazirat e marsit 2004 janë dorëzuar në prokurorinë themelore në Prizren 61 kallëzime penale apo 61 raste që kanë të bëjnë më trazirat e marsit”, ka deklaruar Shala.

Po ashtu, sipas tij, nga viti 2004 deri më 2021-22 janë dorëzuar 19 raste që kanë ngritur aktakuza, “aty këtu mund të jenë ndonjë kallëzim penal që mund të jetë huq në mungesë të provave apo hetimeve. Diku 1 apo 3 më tepër nuk ka, i bie 21 apo 22”, ka thënë Shala.

Sipas raportimit, kryeprokurori Shala nuk ka pasur dëshirë të flas as edhe për mbi 10 të tjera.

Policia kishte bërë kallëzim penal për 8 raste të armëmbajtjes pa leje, mirëpo Prokuroria aktakuzë kishte ngritur vetëm në tri prej tyre. Për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm ishin ngritur 10 kallëzime penale, megjithatë nuk ishte ngritur asnjë aktakuzë.

Për lëndim të rëndë trupor ishin bërë 12 kallëzime penale, por ishte ngritur vetëm një aktakuzë.

Nga 16 aktgjykimet dënuese ndaj Dibran Hoxhës  – “Kobra”, nuk është marrë asnjë vendim me burgim efektiv.

Prej tyre, në 12 raste Dibran Hoxha është obliguar të paguajë gjobë ndërsa në 4 raste është dënuar me kusht.

Me gjithë insistimin e “Betimit për Drejtësi”, për të zhvilluar intervistë me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, gjykatësen Shpresa Emra ka refuzuar të prononcohet.

Megjithëse në kërkesën për intervistë është theksuar se fokus është edhe e kaluara e tij kriminale, Emra duke iu referuar fazës hetimore të rastit të 3 janarit, arsyetohet se nuk është kompetente të deklarohet.

“Ju informojmë se Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, ka analizuar dhe vlerësuar kërkesën tuaj, mirëpo sipas Opinionit të Komitetit Këshilldhënës për Etikë Gjyqësore me numër KKEGJ.Nr.3/2022 të datës 12 korrik 2022 është rekomanduar  si shkelje të detyrave të gjyqtarit, nëse gjyqtari “bënë deklarata publike gjatë procedurave që janë duke u zhvilluar e të cilat mund të ndikojnë negativisht në gjykim të drejt dhe trajtim të barabartë të palëve në procedurë ose të cilat mund të dëmtojnë besueshmërinë dhe reputacionin e gjykatës apo i komunikon informata publikut rreth përbërjes së paneleve gjyqësore, dëshmive dhe vendimeve që kanë të bëjnë me ndonjë rast, përveç nëse zbulimi i një informacioni të tillë kërkohet me ligj”. Andaj Kryetarja e Gjykatës, vlerëson se nuk ka autorizimet dhe nuk është kompetente të flet dhe të prononcohet për temën të cilën i referoheni”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim me Media dhe Publikun të Gjykatës Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Por, çfarë ndodhi me 4 dënimet me kusht të shqiptuara ndaj Dibran Hoxhajt?

Sipas ligjeve në fuqi në momentin kur një person dënohet me kusht, i njëjti duhet të mbikëqyret nëse e plotëson kushtin e gjykatës.

Për këtë mbikëqyrje përgjegjës është Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Por, pas kërkesave për informacione të adresuara në Ministrinë e Drejtësisë, rezulton se përgjegjësitë nuk e kishin mbikëqyrur asnjëherë “Kobrën”.

 Gjyqtari që kishte marrë vendimin nuk e kishte informuar në asnjë rast këtë institucion.

“Në rastin e Hoxhaj, gjykata i ka shqiptuar dënimet me kusht, por nuk e ka urdhëruar Shërbimin Sprovues ta bëjë verifikimin e ekzekutimit të dënimit me kusht dhe Shërbimi Sprovues nuk ka pranuar asnjë vendim të shqiptuar nga gjykata për rastin konkret. Andaj Shërbimi Sprovues deri sa nuk ka pasur në mbikëqyrje dhe ekzekutim, të njëjtin nuk ka mundur të jetë në dijeni se a ka pasur edhe ndonjë vepër tjetër gjatë periudhës së dënimit me kusht”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë e Drejtësisë.

Shala thotë se në këtë rast, secili gjyqtar i rastit ka shkelur ligjin.

“Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale përcakton obligimin e gjykatave që për secilin rast kur shqiptojnë aktgjykim përmes të cilit shqiptojnë dënim me kusht, duhet të njoftohet edhe Shërbimi Sprovues i Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, nëse ka ndodhur që është shqiptuar dënimi me kusht dhe nuk është njoftuar shërbimi sprovues kemi të bëjmë me shkelje të ligjit për të cilin fakt gjyqtarët duhet të mbahen përgjegjës”, ka thënë Shala.

Hoxhaj rezulton të jetë treguar edhe i pabindur ndaj kërkesave të gjykatës, pasi në mungesë të tij në seanca, janë lëshuar 3 urdhër-arreste për të.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika