Oferta e “Dukagjinit” në Panairin e Tiranës – 29 tituj të rinj

Panairi i librit në Tiranë, “Tirana 2022”, ku do të jetë pjesëmarrëse shtëpia botuese “Dukagjini”, do të fillojë vetëm edhe gjashtë ditë. Shtëpia botuese “Dukagjini” do të sjellë në ofertë 29 tituj të rinj për lexuesit shqiptar, që nëntë prej tyre do të prezantohen ekskluzivisht në këtë panair





Fiks 29 tituj të rinj përbëjnë ofertën që shtëpia botuese “Dukagjini” e sjell për lexuesin shqiptar, në ekspozitën e librit në Tiranë. Prej tyre nëntë prezantohen ekskluzivisht në Panair, ndërsa pjesa tjetër janë tituj të botuar që prej edicionit të kaluar të panairit.

Kanë mbetur vetëm 5 ditë deri në hapjen e perdes së panairit “Tirana 2022” dhe gjithçka është gati për festën e madhe të librit.

Siparin e hap libri “Arti poetik” nga Nikola Bualo. Lexuesit, në panarin më të madh të librit në Shqipëri, i ofrohen edhe katër libra të rinj nga seria unike e kolanës “Anima”, duke nisur nga “Shtrëngimi i vidhës” i Henry James, “Shënimet e një të vdekuri” nga Mihail Bullgakov, “Maitreji” nga Mircea Eliade dhe “Varfanjaku i Zotit” i Nikos Kazanxaqis. Këta libra, i shtohen 4 të tjerëve – “Sonata e Krojcerit” nga Lev Tolstoi, “Zhdukja e mistershme e markezes së re De Loria” nga José Donoso, “Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut” nga Nikolai Leskov dhe “Mjegull” nga Miguel de Unamuno, të cilët “Dukagjini” i kishte prezantuar para publikut shqiptar edhe në edicionin e kaluar të Panairit. Duke mbledhur në këtë seri veprat më të njohura të letërsisë botërore, “Anima” është oferta për lexuesin e dhënë pas vlerave të mirëfillta artistike letrare.

Oferta do të përfshijë tetë librat e kolanës “Anima” të botuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”

Me kaq nuk përmbyllet oferta e “Dukagjini”-t në librat letrarë. Të shqipëruara mjeshtërisht nga bashkëpunëtorët e kësaj shtëpie botuese, vijnë katër librat e parë të serisë së nobelistit Hermann Hesse, si “Ujku i stepës”, “Peter Camenzind”, “Demiani” dhe “Nën rrotë”. “Dukagjini” do të botojë në një seri 16 libra të Hesses, shkrimtarit,  poetit dhe piktorit gjermano-zviceran që trandi botën me librat e tij.

Njëri nga librat e Hermann Hesse, i quajtur “Nën rrotë”, të cilin dëgjuesit mund ta gjejnë në Panairin e librit në Tiranë “Tirana 2022”

Ekskluzivisht në Panair promovohet novela “Pranvera romane e zonjës Stoun” nga Tennessee Williams, ndërsa krahas saj, ndërmjet dy panaireve, “Dukagjini” ka botuar edhe romanet “Mëngjes te Tiffanny” nga Truman Capote, “Vepra e saj” nga Alketa Xhafa-Mripa dhe “Në banesën e mishtë” nga Valerio Magrelli. “Dukagjini” prezanton edhe dy libra nga autori Shpëtim Selmani, “Libërthi i dashurisë” dhe “Balada e buburrecit”. Autori do të jetë të shtunën e 19 nëntorit te shtandi i “Dukagjini”-t për të qenë afër lexuesve të tij.

Në shtandin e “Dukagjinit” vend të posaçëm gjejnë librat e filozofit Glauk Konjufca: “Ontologjia e Artit të Shtatë” dhe “Epistema e Dhomës së Zezë”.

Librat e Glauk Konjufces, “Epistema e Dhomës së Zezë” dhe “Ontologjia e Artit të Shtatë” janë dy libra që, përmes një qasjeje filozofike, trajtojnë historinë dhe zhvillimin e kinematografisë botërore, e të cilat lexuesit mund t’i gjejnë në Panairin “Tirana 2022”

Libri “Gjej kohë” nga Jake Knapp dhe John Zeratsky, si dhe libri “Trajneri i mentalitetit të zhvillimit” nga Annie Brock dhe Heather Hundley vijnë për herë të parë në shqip, ekskluzivisht në Panair. Për lexuesin e pasionuar të teknologjisë dhe psikologjisë, ndërmjet dy panairieve “Dukagjini” ka botuar edhe librin “Pse s’ma ka thanë njeri më parë” nga Dr. Julie Smith, si dhe “Mindsight – Vëzhgimi i mendjes” nga Daniel Siegel dhe Tina Payne, autorë të librit “Truri i fëmijës” që vazhdon të ngjallë interesimin e lexuesit në Kosovë.

Për lexuesit kurioz, shtëpia botuese “Dukagjini” do të përmbajë në këtë panair edhe librat, “Pse s’ma ka thanë njeri më parë” nga Dr. Julie Smith, si dhe “Mindsight – Vëzhgimi i mendjes” nga Daniel Siegel dhe Tina Payne, autorë të librit “Truri i fëmijës”.

Pas serisë së lektyrave për klasën e parë dhe atyre për klasën e dytë, “Dukagjini” ka nisur botimin e lektyrave për klasën e tretë. “Shigjeta e kaltër” nga Gianni Rodari, “Si u bënë kafshët siç janë sot” nga Rudyard Kipling dhe “Kallëzimet e gjyshe Pastërtores” nga Bedri Dedja vijnë me ilustrime origjinale dhe të veçanta, ekskluzivisht në Panair. Ofertës së “Dukagjini”-t për lexuesit e vegjël i shtohen edhe librat që janë botuar ndërkohë, si “Ditët e shkronjave” nga Shkëndije Bokshi Nagavci dhe Saranda Kumnova Pozhegu, “Bota e kafshëve” dhe “Eja t’i zgjidhim problemat” nga autoret Rajmonda Kurshumlia dhe Saranda Kumnova Pozhegu si dhe “Gres” nga Bardh Rugova dhe Gresa Rugova.

Panairi i librit “Tirana 2022” mbahet mes datave 16 dhe 20 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Edicioni i 25-të i panairit mbahet me moton “Të gjithë jemi lexues”. Nën organizimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, ky është panairi më i madh i organizuar në hapësirën shqipfolëse.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ju fton që të ndaleni te shtandi i saj dhe të bashkëbisedoni me ekipin që do të jetë i gatshëm për të dhënë sqarimet e nevojshme për librat që ju dëshironi t’i keni.

“Shtëpia botuese Dukagjini” gati për festën më të madhe të librit në Tiranë





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika