OSBE pritet të largohet nga Ukraina pas tetë vjetësh monitorim

Misioni i OSBE-së në Ukrainën lindore i filluar në vitin 2014, duket se është pranë mbylljes pasi që Rusia si anëtare e organizatës ka vënë veton e saj

Misioni vëzhgues të cilin e ka mbajtur Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainën lindore për vite me radhë, ka bërë të ditur se do t’i duhet që t’i jap fund vendosjes afatgjate.

Ky vendim vije pasi që Moska, një nga anëtarët e OSBE-së, vuri veton ndaj një zgjatjeje të misionit.

“Ky nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, por pozicionimi i Federatës Ruse nuk na la zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrim hapa për mbylljen e misionit,” ka thënë kryetari i OSBE-së dhe ministri i jashtëm i Polonisë, Zbigniew Rau, përcjell CNN.

“Misioni luajti një rol vendimtar në ofrimin e informacionit objektiv në terren, duke lehtësuar armëpushimet dhe duke punuar për të lehtësuar efektet e konfliktit mbi popullatën civile”.

Misioni Special i Monitorimit të OSBE-së që nga viti 2014-të ishte vendosur në Ukrainë kur shpërtheu konflikti për herë të parë midis ushtrisë ukrainase dhe seperatistëve të mbështetur nga Rusia.

OSBE-ja ishte e vetmja organizatë ndërkombëtare që ndoqi drejtpërdrejt konfliktin në Ukraninën lindore.

OSBE bën thirrje për lirimin e katër zyrtarëve të saj të arrestuar në Ukrainën lindore

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika