Osmani: Është e domosdoshme që Kosova të anëtarësohet në NATO

"Duke ditur sfidat e sigurisë në të cilat po kalon kontintenti e rajoni është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me Partneritetin për Paqe, vetëm anëtarësimi në NATO i gjitha shteve të Ballkanit Perëndimor të cilat mëtojnë një gjë të tillë do të mund të ketë efekt për stabilitet afatgjatë për rajonin tonë", ka deklaruar presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat mëtojnë një gjë të tillë, do të mund të ketë efekt për stabilitet afatgjatë për rajonin.

E para e vendit, në një konferencë të përbashkët me homologun nga Bullgaria, Rumen Radev, ka thënë se është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me Partneritetin për Paqe.

“Duke ditur sfidat e sigurisë në të cilat po kalon kontintenti e rajoni është e domosdoshme që Kosova të bëjë hapa përpara drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me Partneritetin për paqe, vetëm anëtarësimi në NATO i gjitha shteve të Ballkanit Perëndimor të cilat mëtojnë një gjë të tillë do të mund të ketë efekt për stabilitet afatgjatë për rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka falënderuar Bullgarinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që ta mbështesë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Osmani ka deklaruar se shpreson edhe në anëtarësimin në BE, duke shtuar tutje se mosanëtarësimi jep mundësi për destabilizim.

“Udhëheqja e guximshme dhe vendimet dhe vendimtare të aleatëve tanë janë të nevojshme për të përshpejtuar pranimin bazuar në merita të vendeve të rajonit në BE dhe NATO. Çdo hezitim do të krijonte boshllëk duke u dhënë mundësi akterëve keqdashës ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por rajonin”, ka theksuar Osmani.

Ndryshe, presidenti i Bullgarisë po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika