Osmani për situatën në veri: Heqja e të gjitha barrikadave është e domosdoshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani rreth situatës në Veri të Kosovës ka thënë se "sulmi ndaj Policisë së Kosovës dhe Eulex-it si dhe gjitha aktet që çojnë në përshkallëzim të situatës janë të papranueshme"

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.





Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se ndjekin me shqetësim të madh situatën në veri të Republikës së Kosovës.

“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës dhe Eulex-it si dhe gjitha aktet që çojnë në përshkallëzim të situatës janë të papranueshme”, ka shkruar Osmani.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, heqja e të gjitha barrikadave dhe vendosja e sundimit të ligjit është e domosdoshme.

Tutje Osmani ka theksuar se Inkurajojnë zgjidhje gjithëpërfshirëse në përputhje me ndërmjetësimin e BE-së dhe ShBA-së.

 





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika