Osmani: Urdhërdhënësit lëre që s’janë dënuar, por marrin edhe medalje nga Vuçiqi

Liderët shtetëror, në Kompleksin Memorial në Poklek

Presidentja e Republikës se Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë bërë homazhe në fshatin Poklek.

Osmani shtoi se në çdo përvjetor të Masakrës së Poklekut, thirrja jonë është për drejtësi dhe se ata që e kanë kryer këtë masakër dihen me emër dhe mbiemër por që nuk janë të arrestuar por nderohen me medalje nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

“Më e vogla e kësaj masakre kishte emrin Liri, 6 muajshe si simbolikë për sakrificën që edhe Liria edhe familja e saj do ta benën në mënyrë që ne sot te jetojë të lire. Në këtë përvjetor dhe çdo përvjetor tjetër thirrja jone është për drejtësi, ata që urdhëruan këtë masakër dihen me emër dhe mbiemër Qendra për të Drejta Humanitare ka mbledhur provat për personin që atë ditë ishte në krye te forcave policore që kanë djegur e ekzekutuar këto familje, por për fat të keq ata që kanë urdhëruar lëre që nuk janë prapa grilave por kanë marrë medalje nga Aleksandër Vuçiq i cili sot është në krye të Serbisë”, u shpreh Osmani.

Osmani përveç thirrjes për drejtësi deklaroi se 17 prilli është prej përvjetorëve më të rënda për Kosovën si shkak i masakrave të kryera.

“Sot më 17 prill është një prej përvjetorëve më të renda për Republikën e Kosovës për shkak se ne përkujtojmë shumë masakra të kryera ndaj civilëve, e këtu në Poklek është ndër masakrat më të tmerrshme, një holokaust për nga ngjashmëria që është kryer ndaj fëmijëve, pleqve, grave, foshnjave edhe 6 muajshe. Në Poklek, në shtëpinë që do ta vizitojmë së shpejti janë djegur disa herë radhazi civil të cilët nuk u kursyen pavarësisht moshës, janë ekzekutuar foshnje të cilët e tëra çfarë donin ishte të jetonin të sigurte, me prindërit e tyre të lirë”, tha Osmani.

Osmani shtoi se në çdo përvjetor të Masakrës së Poklekut, thirrja jonë është për drejtësi dhe se ata që e kanë kryer këtë masakër dihen me emër dhe mbiemër por që nuk janë të arrestuar por nderohen me medalje nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

Pas homazheve ajo ka vizituar edhe shtëpinë brenda së cilës u dogjën civil, fëmijë, gra e burra.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika