Pas dy javësh zëvendësohen policët e bllokuar në Leposaviq

Policët që kishin mbetur të bllokuar në Leposaviq tashmë janë zëvendësuar pas dy javësh të bllokimit, për shkak të barrikadave që ishin vendosur në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës në veri, foto ilustrim

Policët të cilët kanë qenë të bllokuar tash e dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës, sapo është bërë ndërrimi i tyre.

Burimet pranë redaksisë së Dukagjinit e kanë bërë të ditur këtë, dhe gjithashtu raportohet se gjendja e tyre shëndetësore në përgjithësi është e mirë.

Kujtojmë se për dy javë, këta policë kanë qëndruar atje të bllokuar, me ushqim të konservuar e pamundësi për t’u pastruar e ndërruar rrobat.

Ndërsa, rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak, janë bllokuar nga barrikadat qe dy javë nga serbët, pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për sulm ndaj Policisë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, të njëjtat ende nuk janë larguar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Dukagjinin, më 14 dhjetor, kishte bërë të ditur se katër pjesëtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Prizreni, të cilët ishin të bllokuar për katër ditë rresht në veri të Kosovës për shkak të barrikadave, kanë arritur të zhvendosen në stacionin policor të Leposaviqit.

“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policorë të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, kishte deklaruar Kelani.

Po ashtu, Sindikata e Policisë së Kosovës ishte shprehur e shqetësuar për policët që kishin të bllokuar në Leposaviq dhe Jarinjë.

Ai kishte theksuar se për shkak të bllokadave nga grupet kriminale, ka mbetur pa u bërë ndërrimi i tyre.

Po ashtu, Imer Zeqiri nga Sindikata e Policisë kishte thënë se gjendja e policëve në Leposaviq e Jarinjë është e mirë.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika