Pas pezullimit të shkurtër, Rusia rifillon marrëveshjen e grurit me Ukrainën

Rusia do të rifillojë pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit me Ukrainën, duke thënë se kishte marrë garanci "të mjaftueshme" nga Kievi për të hequr organizimin ose potencialin ushtarak e një vendkalimi detar

Foto ilustrim





Rusia e ka konfirmuar të mërkurën se ka rifilluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që lejon kalimin e sigurt për anijet që transportojnë eksporte të grurit ukrainas, duke thënë se kishte marrë garanci “të mjaftueshme” nga Kievi se nuk do të përdorë vendkalimin detar për operacione ushtarake kundër Rusisë.

“Rusia konsideron se garancitë e marra për momentin janë të mjaftueshme dhe po rifillon zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Presidenti i Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, kishte telefonuar ministrin Hulusi Akar të Turqisë dhe e ka informuar atë se marrëveshja e eksportit të grurit do të “vazhdojë në të njëjtën mënyrë si më parë” që nga e mërkura.

Marrëveshja mundëson dërgimin e miliona tonë drithërave ukrainase përmes porteve të bllokuara dhe synon të ndihmojë në shmangien e urisë në vendet më të varfra.

Moska ishte tërhequr nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB të shtunën, duke pretenduar se Ukraina kishte përdorur një vendkalim sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka thënë se nuk kishte anije brenda korridorit atë natë. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ukraina bën thirrje për ‘përgjigje të ashpër’ nga liderët botërorë

Anijet kanë vazhduar të transportojnë grurë ukrainas përgjatë rrugës, pavarësisht pezullimit, por nuk ka gjasa që kjo të kishte vazhduar për më gjatë pasi kompanitë e sigurimeve ndaluan lëshimin e kontratave të reja.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që t’i përgjigjen me vendosmëri çdo përpjekjeje të Rusisë për të ndërprerë korridorin e eksportit.

Rruga përtej Detit të Zi është bllokuar që nga fillimi i pushtimit rus.

Si rezultat, mungesat e ushqimit në disa vende janë përkeqësuar, me Ukrainën që është një nga furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë.

“Rusia duhet të ndërgjegjësohet qartë se do të marrë një përgjigje të ashpër nga bota ndaj çdo hapi për të penguar eksportet tona të ushqimit”, ka thënë Zelenskyy gjatë fjalimit të tij, raporton Sky News.

“Çështja këtu, është e qartë se janë jetët e dhjetëra miliona njerëzve”.





Lufta në Ukrainë: Putin pezullon marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika