Pavarësisht mandatit më të shkurtër ndonjëherë, Liz Truss ka të drejtë të paguhet mbi 130 mijë euro në vit

Edhe pse dha dorëheqje vetëm pas 45 ditësh në pushtet si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka të drejtë të kërkojë pagesë mbi 130 mijë euro në vit për shpenzimet e zyrës dhe të sekretarisë që rrjedhin nga detyrat e saj publike

Kryeministrja Liz Truss duke njoftuar dorëheqjen e saj në 10 Downing Street

Liz Truss u largua nga posti i saj si kryeministre e Britanisë vetëm 45 ditë pas punës, por ajo do të jetë në gjendje të kërkojë shpenzime deri në 115,000 £ (131,874.76 euro) në vit për pjesën tjetër të jetës së saj.

Truss, e cila kryesoi planet e dështuara fiskale dhe një parti qeverisëse të polarizuar thellësisht gjatë mandatit të saj katastrofik gjashtë-javor në detyrë, do të bëhet kryeministrja më e shkurtër në historinë britanike pasi njoftoi dorëheqjen e saj të enjten.

Liz Truss jep dorëheqje nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar

Fjalimi i saj shkaktoi një garë lidershipi që do të shohë emërimin e kryeministrit të pestë konservator të Mbretërisë së Bashkuar në pak më shumë se gjashtë vjet.

Megjithë kohëzgjatjen e shkurtër të mandatit të saj, ajo ka të drejtë të marrë pagesa në kuadrin e Kompensimit për Kostot e Detyrës Publike (PDCA), një program i rregulluar nga qeveria i prezantuar në vitin 1990 për të “ndihmuar ish-kryeministrat ende aktivë në jetën publike”, shkruan CNN.

Shtesa rimburson ish-kryeministrat për shpenzimet e zyrës dhe të sekretarisë që rrjedhin nga detyrat e tyre publike.

“Pagesat bëhen vetëm për të përballuar koston aktuale të vazhdimit të përmbushjes së detyrave publike”, sipas faqes së internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar .

“Të gjithë ish-kryeministrat kanë të drejtë të përdorin PDCA.”

PDCA është kufizuar në 115,000 £ në vit që nga viti 2011 dhe rishikohet çdo vit nga kryeministri aktual.

Ish-drejtuesit gjithashtu kanë të drejtë të kërkojnë një kompensim për kostot e pensionit të stafit të tyre, i cili është i kufizuar në 10% të PDCA-së.

Kush janë kandidatët kryesorë të mundshëm për të udhëhequr Mbretërinë e Bashkuar?

Nga viti 2020 deri në vitin 2021, ish-kryeministrat Theresa May, David Cameron, Gordon Broën, Tony Blair dhe John Major u rimbursuan të gjithë me shuma të ndryshme, sipas Raportit Vjetor dhe Llogarive 2020-21 të Zyrës së Kabinetit.

Kryreminisrta e Mbretërisë së Bashkuar ndërvite dhe kohëzgjatja e detyrës në këtë post

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika